Edouard Philippe, ish-kryeministri dhe aleati i Macron është kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës

Ish-kryeministri i Francës dhe një nga aleatët kryesorë të Emmanuel Macron, Edouard Philippe, e bëri të qartë në një intervistë se do të kandidojë në  zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. “Unë do të jem kandidat në zgjedhjet e ardhshme”, tha Philippe për revistën franceze Le Point. Njoftimi i tij befasoi botën politike të Francës në [...]Read More...

Edouard Philippe, ish-kryeministri dhe aleati i Macron është kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës

Ish-kryeministri i Francës dhe një nga aleatët kryesorë të Emmanuel Macron, Edouard Philippe, e bëri të qartë në një intervistë se do të kandidojë në  zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

“Unë do të jem kandidat në zgjedhjet e ardhshme”, tha Philippe për revistën franceze Le Point.

Njoftimi i tij befasoi botën politike të Francës në një kohë kur presidenti aktual i saj, Macron, po intensifikon përpjekjet për të gjetur një kryeministër të ri.

Philippe shërbeu si kryeministri pasi u largua nga republikanët konservatorë për t’u bashkuar me fraksionin qendror të Macron.

Gjatë mandatit të tij, nga viti 2017 deri në vitin 2020  Philippe menaxhoi protestat e dhunshme të jelekëve të verdhë në 2018 dhe bllokimin e parë për shkak të pandemisë Covid-19 dy vjet më vonë.

Në intervistën e tij me Le Point, Philippe tha se përparësia e tij do të ishte adresimi i rreziqeve me të cilat përballet Franca, duke përfshirë krizën e demokracisë, shqetësimet fiskale, rezistencën ndaj ndryshimeve të nevojshme dhe çështjet e rendit publik.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se si planifikon t’i përballojë këto sfida.

Philippe, një nga politikanët më të njohur të Francës, i bashkohet listës së kandidatëve presidencialë të qendrës së djathtë, duke përfshirë kryeministrin aktual Gabriel Atal, ministrin e brendshëm në largim Gérald Darmanen dhe konservatorin Laurent Vauquier.

/abcnews.al