Ministria e Kulturës padit Komunën e Prizrenit për rrënimin e kompleksit “Saraji i vjetër”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Komunës së Prizrenit për rrënimin e monumentit në mbrojtje të përhershme – kompleksi “Saraji i Vjetër”. “Arsyeja e kësaj konference është informimi publik i një rrënimi të qëllimshëm të monumentit në mbrojte të përhershme kompleksi ‘Saraji i Vjetër’. Sot […]

Ministria e Kulturës padit Komunën e Prizrenit për rrënimin e kompleksit “Saraji i vjetër”
ministria-e-kultures-padit-komunen-e-prizrenit-per-rrenimin-e-kompleksit-“saraji-i-vjeter”

ministria-e-kultures-padit-komunen-e-prizrenit-per-rrenimin-e-kompleksit-“saraji-i-vjeter”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Komunës së Prizrenit për rrënimin e monumentit në mbrojtje të përhershme – kompleksi “Saraji i Vjetër”.

“Arsyeja e kësaj konference është informimi publik i një rrënimi të qëllimshëm të monumentit në mbrojte të përhershme kompleksi ‘Saraji i Vjetër’. Sot me Prokurorinë Themelore në Prizren kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit, drejtorit për Investime Kapitale në këtë qytet. Kodi penal i dënon deri në 10 vjet dënim dhe me gjobë nga një mijë deri në dy mijë euro. Kompleksi u rrënua dy muaj para se të kthehet në pronë të shtetit, të cilët konsiderojmë që kanë bërë shkelje flagrante, veprimi i rrënimit është realizuar me dy leje të kësaj komune: leja për rrënim dhe për ndërtim. Të dyja janë në kundërshtim me Ligjin e Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Çeku.

Çeku tutje ka shpjeguar gjendjen momentale aty.

“Sipas ligjit lejohet vetëm renovimet, andaj Ministria e Kulturës është i vetëm organ kompetent, i cili mund të ndërhyjë në monumente. Menjëherë pas marrjes së informatës së rastit, inspektorët e kanë konstatuar fillimin e rrënimit dhe janë ndalur punimet. Policia e Kosovës ndalon punimet, rrënimet e punimeve tashmë kanë ndodhur dhe intervenimi i saj tashmë është i pamundur. I kemi kundërshtuar vendimin e Komunës, ne jemi detyruar që të merremi me hapin e radhës dhe në bazë të ligjit ruajtja e trashëgimisë kulturore kompleksi ‘Saraji i Vjetër’ shquhet si aset me vlera historike. Pas vlerësimit të dëmit të shkaktuar qëllimshëm, kemi bërë vlerësim dhe ndërtesat e ish-fabrikës janë rrënuar nëpërmjet mjeteve makinerike qe kanë shkaktuar dëm rreth 90 për qind. Kërkojmë rikthimin e asetit në gjendjen e mëhershme. Për rastin e dëmtimit të trashëgimisë kulturore kemi mbajtur takime dhe kemi themeluar mbrojtje të këtyre monumenteve”, tha Çeku. /EO