Ministrja e Arsimit në Kosovë njofton se janë kryer përgatitjet për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci ka njoftuar të martën se janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. “Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025. Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 […] The post Ministrja e Arsimit në Kosovë njofton se janë kryer përgatitjet për vitin e ri shkollor appeared first on Albinfo.

Ministrja e Arsimit në Kosovë njofton se janë kryer përgatitjet për vitin e ri shkollor

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci ka njoftuar të martën se janë kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2024-2025. Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim”, ka shkruar ajo.

Tutje shton se këtë e kanë bërë në bashkëpunim me drejtoritë komunale.

“Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha Nagavci.

The post Ministrja e Arsimit në Kosovë njofton se janë kryer përgatitjet për vitin e ri shkollor appeared first on Albinfo.