Një i vdekur e pesë të plagosur nga konflikti me armë zjarri në Prishtinë

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur nga konflikti i armatosur në Prishtinë që ndodhe orët e vona të së dielës. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi kka  bërë të ditur se përveç 5 të plagosurve që janë në intensivë, që automatikisht llogariten të arrestuar, Policia ka ndaluar edhe një […] The post Një i vdekur e pesë të plagosur nga konflikti me armë zjarri në Prishtinë appeared first on Albinfo.

Një i vdekur e pesë të plagosur nga konflikti me armë zjarri në Prishtinë

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur nga konflikti i armatosur në Prishtinë që ndodhe orët e vona të së dielës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi kka  bërë të ditur se përveç 5 të plagosurve që janë në intensivë, që automatikisht llogariten të arrestuar, Policia ka ndaluar edhe një person tjetër, ndërsa janë në kërkim të së paku edhe dy personave të tjerë të dyshuar.

“Bashkë me prokurorin kujdestar, me krimteknikën, policët shtesë të angazhuar. Janë dy familje të cilat si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kanë qenë të përfshira edhe sot në ngjarje”, tha Gashi.

Në anën tjetër siç konfirmoi kryeprokurori Gashi “një person është i ndaluar për një vepër penale të mëhershme, është ngritur aktakuzë të enjten, për të Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar edhe masën e vazhdimit të paraburgimit”, tha tutje ai.

Fjala është për Shkumbin Sekiraqën, ndaj të njëjtit është ngritur aktakuza javën që lamë pas.

E gjithë ngjarja që u regjistrua sot, dyshohet se ishte për rastin për të cilën u akuzua nga Prokuroria e Prishtinës, Shkumbin Sekiraqa.

Kryeprokurori dha detaje edhe për vendin e ngjarjes dhe gjuajtjet me armë.

“Këtu në vendin e ngjarjes minimum 3 persona kanë sulmuar me armë të gjata, ka nisur një shkrepje me armë, kanë mbetur të plagosur 5 persona dhe një person ka mbetur i vdekur” – tha Gashi.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth ores 22:00 të datës 01.09.2024 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Aktash të Prishtinës. Ngjarja dyshohet të ketë filluar në një lokal e më pas ka kaluar edhe në rrugë./Kallxo.com

The post Një i vdekur e pesë të plagosur nga konflikti me armë zjarri në Prishtinë appeared first on Albinfo.