“Miqtë e Amerikës” festojnë ditëlindjen e 78-të të Bill Clintonit

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka festuar 78-vjetorin e lindjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Në kremtim, e pranishme ishte edhe këngëtarja Shkurte Fejza. Kryetari kësaj shoqate, Agim Rexhepi, falënderoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton për çlirimin e Kosovës. “Kjo është me tregu që populli i Kosovës është falënderues për veprimet që i kanë bërë SHBA me […]

“Miqtë e Amerikës” festojnë ditëlindjen e 78-të të Bill Clintonit
“miqte-e-amerikes”-festojne-ditelindjen-e-78-te-te-bill-clintonit

“miqte-e-amerikes”-festojne-ditelindjen-e-78-te-te-bill-clintonit

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka festuar 78-vjetorin e lindjes së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton,

Në kremtim, e pranishme ishte edhe këngëtarja Shkurte Fejza.

Kryetari kësaj shoqate, Agim Rexhepi, falënderoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton për çlirimin e Kosovës.

“Kjo është me tregu që populli i Kosovës është falënderues për veprimet që i kanë bërë SHBA me aletet për Kosovën dhe Shqipërinë. Presidenti Clinton ishte ai që dha urdhrin për intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe shumë presidentë të tjerë. Po e respektojmë institucionin e Presidencës së Amerikës, kështu respektojmë edhe shtetin tonë”, u shpreh Rexhepi.

E këngëtarja, Shkurte Fejza, e quajti ish-presidentin Clinton si mik të madh të shqiptarëve.

“Po ndihem e privilegjuar për këtë moment që ma dhuruat. Emri i tij është gdhendur ne çdo zemre të shqiptarëve. Ne e kujtojmë këtë mik të madh të shqiptarëve qe ju gjete Kosovës në kohët më të vështira. Është ndër personalitet me të zgjuar që ka bota”, tha këngëtarja, shkruan EO.