Morën pjesë në trajnimin e ushtrisë ukrainase krah aleatëve tjerë, Maqedonci i dekoron pjesëtarët e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar me medalje pjesëtarët e FSK’së që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar “Interflex”. “Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët ishin pjesë e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”. Me këtë rast, për performancën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër […]

Morën pjesë në trajnimin e ushtrisë ukrainase krah aleatëve tjerë, Maqedonci i dekoron pjesëtarët e FSK-së
moren-pjese-ne-trajnimin-e-ushtrise-ukrainase-krah-aleateve-tjere,-maqedonci-i-dekoron-pjesetaret-e-fsk-se

moren-pjese-ne-trajnimin-e-ushtrise-ukrainase-krah-aleateve-tjere,-maqedonci-i-dekoron-pjesetaret-e-fsk-se

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar me medalje pjesëtarët e FSK’së që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.

“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët ishin pjesë e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”. Me këtë rast, për performancën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit “Interflex”, ministri i dekoroi ata me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare”.

Maqedonci ka shprehur mirënjohje për ushtarakët “që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës”.

“Në këto periudhë, mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfojë”, tha Maqedonci.

“Në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj me radhë përkrah ushtrisë britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase, në nivelin taktik e luftarak.”