25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, Tahiri: Faleminderit për shërbimin dhe sakrificën e pandalshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit. Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Për 25 vite, Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet shtylla e shtetformimit, gardiane e pavarësisë, sigurisë njerëzore dhe mbrojtëse e vlerave […]

25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës, Tahiri: Faleminderit për shërbimin dhe sakrificën e pandalshme
25-vjetori-i-themelimit-te-policise-se-kosoves,-tahiri:-faleminderit-per-sherbimin-dhe-sakrificen-e-pandalshme

25-vjetori-i-themelimit-te-policise-se-kosoves,-tahiri:-faleminderit-per-sherbimin-dhe-sakrificen-e-pandalshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se
“Për 25 vite, Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet shtylla e shtetformimit, gardiane e pavarësisë, sigurisë njerëzore dhe mbrojtëse e vlerave shtetërore”, ka thënë Tahiri.
Postimi i plotë: 
25 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës! ????????????
Për 25 vite, Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet shtylla e shtetformimit, gardiane e pavarësisë, sigurisë njerëzore dhe mbrojtëse e vlerave shtetërore.
Sot, pati shumë fjalë nga qeveria e pak mbështetje për Policinë e Kosovës.
Sot, duhet të kishte përgjigje konkrete për 5 pika:
1. Pagesën e orëve shtesë;
2. Pagesën e rrezikshmërisë;
3. Rritjën e vlerës së koeficientit të pagave;
4. Ligjin për Sigurimet Shëndetësore dhe për Sigurimin Jetësor dhe
5. Pensionimin e parakohshëm.
Këto janë brengat e secilit polic, sot.
Faleminderit për shërbimin dhe sakrificën e pandalshme, jemi krenarë me ju.