Zjarr në bjeshkët e Prevallës, nuk dihen shkaktarët (VIDEO)

Bjeshkët e Prevallës janë kapluar nga zjarri sot që nga orët e hershme të mëngjesit. Në pamjet e siguruara nga RTK shihet që zjarri ka kapluar një pjesë të bjeshkëve. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi ka thënë për transmetuesin publik se nuk dihen shkaktarët e zjarrit. “Lidhur me zjarrin në bjeshkët  e Prevallës […]

Zjarr në bjeshkët e Prevallës, nuk dihen shkaktarët (VIDEO)
zjarr-ne-bjeshket-e-prevalles,-nuk-dihen-shkaktaret-(video)

zjarr-ne-bjeshket-e-prevalles,-nuk-dihen-shkaktaret-(video)

Bjeshkët e Prevallës janë kapluar nga zjarri sot që nga orët e hershme të mëngjesit. Në pamjet e siguruara nga RTK shihet që zjarri ka kapluar një pjesë të bjeshkëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi ka thënë për transmetuesin publik se nuk dihen shkaktarët e zjarrit.

“Lidhur me zjarrin në bjeshkët  e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024,  komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pasur takim me Drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtar të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit”, ka theksuar Bytyqi për RTK-në.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se policia së bashku me zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente janë vënë në dispozicion për ta shuar zjarrin. Gjithashtu nismës i janë bashkuar edhe disa vullnetarë.