Faton Hajrizi varroset në Klinë të Ulët të Skënderajt

Faton Hajrizi është varrosur në Klinë të Ulët të Skënderajt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Qytetarë të shumtë, të veshur me bluza me fotografinë e tij e mbishkrime tjera, ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hajrizit. Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, ndërsa të premtën e […]

Faton Hajrizi varroset në Klinë të Ulët të Skënderajt
faton-hajrizi-varroset-ne-kline-te-ulet-te-skenderajt

faton-hajrizi-varroset-ne-kline-te-ulet-te-skenderajt

Faton Hajrizi është varrosur në Klinë të Ulët të Skënderajt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Qytetarë të shumtë, të veshur me bluza me fotografinë e tij e mbishkrime tjera, ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hajrizit.

Pas tri javësh, autoritetet serbe lejuan tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizit, ndërsa të premtën e 9 gushtit, nëna e tij konfirmoi identitetin e të birit pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Faton Hajrizi ishte vrarë më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë nga autoritetet atje, pasi dyshohet se e kishte vrarë një polic serb, dhe e kishte plagosur një tjetër.

Hajrizi fillimisht ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës, ku po vuante dënimin për disa vepra penale.

Ai ishte burgosur qysh në moshën 16-vjeçare, pasi e kishte qëlluar për vdekje një ushtar rus të KFOR-it./Reporteri.net/