MPJ ndez dritat për përvjetorin e NATO-s

Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme është ndriçuar dje dhe sot me ngjyrë të kaltër me rastin e 75-vjetorit të formimit të Aleancës, si dhe mbajtjes së Samitit të NATO-s në The post MPJ ndez dritat për përvjetorin e NATO-s appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

MPJ ndez dritat për përvjetorin e NATO-s

Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme është ndriçuar dje dhe sot me ngjyrë të kaltër me rastin e 75-vjetorit të formimit të Aleancës, si dhe mbajtjes së Samitit të NATO-s në Uashington.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është një aleat i besueshëm i NATO-s me një kontribut aktiv në forcimin e sigurisë kolektive dhe ruajtjen e stabilitetit transatlantik. Së bashku me aleatët tanë në Aleancë, ne qëndrojmë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat dhe angazhimet e përbashkëta demokratike për paqen dhe prosperitetin e qëndrueshëm”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme.

The post MPJ ndez dritat për përvjetorin e NATO-s appeared first on Flaka, në çdo lajm... .