Lehtësohet qarkullimi në Tabanoc, rriten kapacitetet policore, hapen korsi të reja

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se po ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet për lehtësuar lëvizjen e lirë dhe evitimin e radhëve të gjata në pikat kufitare, The post Lehtësohet qarkullimi në Tabanoc, rriten kapacitetet policore, hapen korsi të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lehtësohet qarkullimi në Tabanoc, rriten kapacitetet policore, hapen korsi të reja

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se po ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet për lehtësuar lëvizjen e lirë dhe evitimin e radhëve të gjata në pikat kufitare, kryesisht në Tabanoc.

Nga MPB theksuan se janë angazhuar policë shtesë dhe po vihen në funksion të gjitha korsitë në këtë pikë kufitare.

“Duke pasur parasysh pushimet vjetore dhe periudhën e verës, është normale dhe e pritshme që të kemi një rritje të numrit të pasagjerëve dhe automjeteve, duke pasur parasysh që vendi përdoret si vend tranzit për turistët destinacioni përfundimtar i të cilëve është Greqia dhe gjatë kësaj periudhe kemiedhe një fluks nga diaspora e cila po vjen për pushime në vendlindje. Po mundohemi që kohën e kontrollit të pasaportave ta reduktojmë në një minimum pritjeje”, thonë nga MPB.

Turistët që kaluan kufirin mëngjesin e sotëm thanë se presin nga 15 deri në 20 minuta, që për ta është çuditërisht e shpejtë dhe efikase, pasi thonë se janë të vetëdijshëm se është kulmi i sezonit turistik.

Modernizimi dhe përmirësimi i punës në vendkalimet kufitare, por edhe rindërtimi i vendkalimeve kufitare Qafë Thanë dhe Deve Bair, ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Transportit Aleksandar Nikoloski dhe drejtorit të Drejtorisë doganore Boban Nikollovski.

“Gjatë takimit me Nikollovskin biseduam për dinamikën e realizimit të projekteve të realizuara nga Ministria si pjesë e procesit për promovimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, të cilat kanë për qëllim modernizimin dhe përmirësimin e punës në vendkalimet kufitare. Bëhet fjalë për projektin për sistemin e ri për video vëzhgim dhe njohje automatike të targave përmes të cilit vendosen mbi 350 lloje të kamerave vëzhguese në pikat kufitare”, njoftoi Ministria e Transportit.

Ministri Nikoloski shprehu besimin se projektet realizohen me dinamikën e duhur, e të gjitha me qëllim të përmirësimit të sistemit të shërbimeve të ofruara në pikat kufitare.(INA)

The post Lehtësohet qarkullimi në Tabanoc, rriten kapacitetet policore, hapen korsi të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .