U arrestua 50 vjeçari për ndezje të zjarrit në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 50 vjeçarin nën dyshimet për ndezje të zjarrit , vepër e dënueshme në bazë të nenit 288 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “ Më datën 07.08.2024 në ora 12:00 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles, e kanë privuar nga liria S.M. (50) nga fshati Oreshë, komuna Çashkë, për […]

U arrestua 50 vjeçari për ndezje të zjarrit në Maqedoninë e Veriut
Djegiet e shkaktuara nga zjarret masive. Foto nga Teuta Buçi - Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 50 vjeçarin nën dyshimet për ndezje të zjarrit , vepër e dënueshme në bazë të nenit 288 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“ Më datën 07.08.2024 në ora 12:00 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles, e kanë privuar nga liria S.M. (50) nga fshati Oreshë, komuna Çashkë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal”, raporton Ministria për Punë të Brendshme.

Në Prokurorinë Publike është paralajmëruar padi për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin më datën 06.08.2024 rreth orës 12:00 në afërsi të fshatit Papradishtë në drejtim të fshatit Oreshë, gjatë të cilit një sipërfaqe e madhe është djegur. Nga ai janë sekuestruar sendet që dyshohet se kanë lidhje me veprën, kurse në një bisedë zyrtare në stacionin policor ai e ka pranuar krimin”, sqaroi Policia.