‘Mungesë të specializantëve shëndetësorë në Emergjencë’, Syla: Mos-interesimi vjen për shkak se është lami e rëndë

Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballet me mungesë interesimi të specializantëve shëndetësorë. Nga 33-specializantë që ishin para katër vitesh, ky numër ka rënë në 19-të. Lidhur me këtë çështje foli Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. Ai tha se mos interesimi për specializim shëndetësorë nuk ka të bëjë […]

‘Mungesë të specializantëve shëndetësorë në Emergjencë’, Syla: Mos-interesimi vjen për shkak se është lami e rëndë
‘mungese-te-specializanteve-shendetesore-ne-emergjence’,-syla:-mos-interesimi-vjen-per-shkak-se-eshte-lami-e-rende

‘mungese-te-specializanteve-shendetesore-ne-emergjence’,-syla:-mos-interesimi-vjen-per-shkak-se-eshte-lami-e-rende

Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballet me mungesë interesimi të specializantëve shëndetësorë.

Nga 33-specializantë që ishin para katër vitesh, ky numër ka rënë në 19-të.

Lidhur me këtë çështje foli Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

Ai tha se mos interesimi për specializim shëndetësorë nuk ka të bëjë me ikjen jashtë vendit, mirëpo sipas tij emergjenca është lami e rëndë dhe stresogjene.

“Nuk ka ndikim çështja e ikjes jashtë vendit, por mosinteresimi për emergjencën është për shkak se është lami shumë e rëndë, është shumë stresogjene dhe pastaj edhe jo profitabile.Mandej mundësia e punësimit në sektorin privat është shumë e vogël ne mjekësi emergjente, ndoshta kjo është edhe arsyeja”, tha ai per Blic.

Syla po ashtu tha se kanë biseduar me Ministrin e Shëndetësisë në lidhje me këtë çështje.

“Kemi biseduar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për të na ndihmuar në këtë aspekt edhe ai është i interesuar për të hapur vazhdimishtë konkurse deri sa të plotësohet niveli i specializantëve të nevojshëm.Të rinjët tashmë nuk kanë shumë qejf të merren me situata të tilla edhe pse është pjesa ndoshta më e ndjeshëme në mjekësi, edhe pjesa më falendëruese për shkak se këtu ose shpëtohet jeta”, përfundoi drejtori i Emergjencës Naser Syla.

Në lidhje me mungesën e specializantëve shëndetësore foli deputeti i AAK-së njëherësh me profesion mjek, Shemsedin Dreshaj.

Ai tha se Ministria së pari duhet të fillojë të ndërrojë politika organizative në drejtim të specializimëve ku nuk ka interes.

“Së pari Ministria duhet të ndërrojë politikat organizative në drejtim të stimulimit të specializimeve për të cilat nuk ka interesë”, deklaroi ai per blic.

Dreshaj tha se edhe pagat ndikojnë në këtë mos interesim.

“Pagat me siguri ndikojnë në këtë drejtim, por ikja jashtë vendit nuk është duke ndikuar sepse ende kemi mjekë që janë të papunë”, përfundoi deputeti nga radhët e AAK-së Shemsedin Dreshaj.