Si tentoi financuesi i Vetëvendosjes t’i kapte pompat e derivateve në veri?

Kompania e derivateve “EX FIS”, në pronësi të afaristit Isa Muharremi, tentoi që t’i kapte pompat në zonat veriore të cilat po shfrytëzoheshin nga ‘Nis Petrol’, pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Veç pak ditë pas shpalljes publike të AKP’së, “EX FIS” është parë duke brenduar pompën pa u mbyllur afati, i paraparë më 8 […]

Si tentoi financuesi i Vetëvendosjes t’i kapte pompat e derivateve në veri?
si-tentoi-financuesi-i-vetevendosjes-t’i-kapte-pompat-e-derivateve-ne-veri?

si-tentoi-financuesi-i-vetevendosjes-t’i-kapte-pompat-e-derivateve-ne-veri?

Kompania e derivateve “EX FIS”, në pronësi të afaristit Isa Muharremi, tentoi që t’i kapte pompat në zonat veriore të cilat po shfrytëzoheshin nga ‘Nis Petrol’, pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Veç pak ditë pas shpalljes publike të AKP’së, “EX FIS” është parë duke brenduar pompën pa u mbyllur afati, i paraparë më 8 gusht. “EX FIS” është një nga pompat e cila ka qenë donatore e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta Insajderi iu është drejtuar me pyetje gjatë ditës AKP’së, duke kërkuar sqarim se si ndodhi që të vendoseshin logot e ‘EX Fis’ ende pa u mbyllur shpallja dhe se a ka ndonjë të suspenduar për këtë skandal, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’mori përgjigje.

AKP’ja ka vendosur që këtë situatë ta sqarojë me anë të një komunikate. Në komunikatë thuhet se AKP’ja ka pranuar kërkesë nga ‘EXFIS’ për marrje të pikave me qira dhe se “është keqkuptuar se të njëjtit mund të vazhdojnë me brendim të pikës shitëse”.

“Nga informatat që kemi, me lejen e inspektoratit, operatorëve të naftës u është lejuar tërheqja e karburanteve të naftës nga këto pika shitëse të karburanteve, karburante të cilat importuesit/shitësit me shumicë i kanë shitur tek qiramarrësit e deritanishëm. Ndërkohë AKP ka pranuar kërkesë zyrtare nga EXFIS për marrje të disa pikave shitëse me qira direkte dhe me rastin e parashtrimit të kërkesës është keqkuptuar se të njëjtit mund të vazhdojnë me brendim të pikës shitëse”, thuhet në adresimin për media të Agjencisë së Privatizimit.

AKP’ja, me asistencë të policisë më 16 korrik, me asistencë të Policisë, kishte ndërhyrë për t’i marrë në pronësi asetet e pesë pikave të karburanteve në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Që të pestat, sipas AKP’së, kishin operuar pa licencë dhe dy nga to s’ishin as të fiskalizuara.

Ato tri pika të karburanteve ishin të brenduara me shenjat e ‘NIS’, përkundër që AKP s’kishte pasur më herët kontrata të qirave me to.

Më 26.07.2024, në rrjete sociale u ndanë fotografi të cilat dëshmonin se disa punëtorë kishin nisur vendosjen e logove. Një ditë më parë, logot e “EXFIS” ishin larguar pasi AKP’ja kishte thënë se dhënia në shfrytëzim e pompave duhet të kalojë përmes prokurimit.

Kompania “EX FIS” figuron në listën e financuesve të Vetëvendosjes përgjatë zgjedhjeve të vitit 2020.

“EX FIS”, figuronte me vlerën më të madhe të mallrave si donacion, duke ia dhuruar tashmë partisë në pushtet plot 9,534 euro.

AKP’ja në shpalljen publike për qiradhënie parasheh se periudha për qira është dy vjeçare me mundësi vazhdimi. Po ashtu, ekziston mundësia e ndërprerjes për shkaqe privatizimi./insajderi