Musliu: Shefi i AKI-së ma konfirmoi se nuk kanë lidhje me lajmin skandaloz ndaj Nacionales, Prokuroria ta hetojë Rilind Gërvallën

Mbikëqyrësja e Komisionit Mbikëqyrës për AKI-në, ka demantuar informacionet se AKI është e përfshirë në lajmin skandaloz e publikuar nga telvizioni publik, RTK. Musliu shkruan: Pas interesimit të madh të mediave dhe në pamundësi që ti përgjigjem secilit medium veç e veç po jap sqarim lidhur me deklaratat dhe shkrimet se AKI është e përfshirë […]

Musliu: Shefi i AKI-së ma konfirmoi se nuk kanë lidhje me lajmin skandaloz ndaj Nacionales, Prokuroria ta hetojë Rilind Gërvallën
musliu:-shefi-i-aki-se-ma-konfirmoi-se-nuk-kane-lidhje-me-lajmin-skandaloz-ndaj-nacionales,-prokuroria-ta-hetoje-rilind-gervallen

musliu:-shefi-i-aki-se-ma-konfirmoi-se-nuk-kane-lidhje-me-lajmin-skandaloz-ndaj-nacionales,-prokuroria-ta-hetoje-rilind-gervallen

Mbikëqyrësja e Komisionit Mbikëqyrës për AKI-në, ka demantuar informacionet se AKI është e përfshirë në lajmin skandaloz e publikuar nga telvizioni publik, RTK.

Musliu shkruan:

Pas interesimit të madh të mediave dhe në pamundësi që ti përgjigjem secilit medium veç e veç po jap sqarim lidhur me deklaratat dhe shkrimet se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së.

Të nderuara Media,

Të dashur qytetarë

Si kryetare e Komosionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së, pas daljes në publik të pretendimeve se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së në sulmin ndaj mediave Nacionale dhe Pereskop, sot kam komunikuar me Drejtorin Petrit Ajeti për tu informuar për vërtetësinë e lajmeve lidhur me përfshirjen e AKI-së në këtë skandal.

Në bazë të përgjigjejes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast.

Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!

Çka tha bordi për mbledhjen katër orëshe?

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, në një përgjigjje për Gazetën Nacionale, në lidhje me atë se çka është diskutuar në Mbledhjen e Bordit, janë zotuar se “sapo të jetë gati” e sa më shpejt të jetë e mundur Procesverbali i traskriputar me ato që u thanë në mbledhje do t’i dëgohen Nacionales.

“Te nderuar, Proceverbali i transkriptuar do te ju dergohet sapo te jete gati sa me shpejte qe te jete e mundur. Gjithe te mirat!” – thuhet në përgjigjjen e Bordit.

Beteja ligjore e Nacionales

Raportimi nga portali “Slobodna Bosna” dhe transmetimi i këtij raportimi në Radiotelevizionin e Kosovës me akuza të rënda për gazetën Nacionale, do të trajtohet në të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë Gjykatat në Kosovë dhe në Bosnje.

Gazeta Nacionale njofton se ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj këtij raportimi që ka tronditur vendin tonë tash e dy ditë.

“Slobodna Bosna” raportoi pa asnjë dokument, pa asnjë dëshmi, se dy portale në Kosovë, përfshirë Nacionalen, paguhen nga Serbia dhe presidenti serb. Lajmin e njëjtë, pa asnjë verifikim, e publikoi Radiotelevizioni i Kosovës në edicionin qendror të lajmeve dhe portalin RTKLive.

Për të gjitha këto akuza e shpifje, lajme skandaloze e të pavërtetuara, gazeta tashmë ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë.

Fillimisht, Nacionale ka aranzhuar një avokate në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila ka filluar ta trajtojë rastin dhe realizimin e një padie ndaj portalit “Slobodna Bosna”. Portali në fjalë, ka me dhjetëra dënime tashmë për shpifje, dhe gjoba të mëdha nga Gjykata në Sarajevë, pavarësisht se pushteti në Kosovë e vlerësoi si “media kredibile”.

Gazeta Nacionale tashmë është në finalizim e sipër të ankesave drejtuar Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Këto ankesa do të dorëzohen nesër në institucionet përkatëse. Baza ligjore dhe në tërësi ankesat, janë duke u trajtuar dhe finalizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes Qendrës për Ndihmë Juridike Falas.

Për transmetin e këtij artikulli nga televizioni publik në dy format, të shkruar dhe audio-vizuele në edicionin e lajmeve, Nacionale tashmë ka aranzhuar avokatin për realizimin e padisë ndaj televizionit publik të Kosovës.

Nacionale ka arritur marrëveshje me avokatin Kujtim Kërveshi për ta trajtuar këtë rast, avokat i cili për dy vite me radhë zgjidhet avokati më i suksesshëm në Kosovë nga vlerësimi Legal500.

Kërveshi ka bërë të ditur se publikimi i lajmit nga RTK përbën shkelje të dispozitave themeltare të kodit etik të gazetarisë dhe është në kundërshtim me dispozitat e ligjit civil kundër shpifjes.

“Publikimi i shkrimit shpifës nga ana e mediumit publik RTK në formë të shpërndarjes së lajmit të rremë, përbën shkelje të dispozitave themeltare të Kodit Etik të gazetarisë dhe në kundërshtim me dispozitat materiale të ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes, për çka, portali Nacionale përshtatshmërisht do të inicojë procedurë gjyqësore me kërkesë për kompesim të dëmit. Në cilësinë e të autorizuarit, shoqëria e Avokatisë “Kërveshi & Partners” do të përfaqësojë portalin Nacionale në këtë kontest”, ka thënë avokati Kërveshi.

Gazeta Nacionale qysh në fillim ka kritikuar raportimin në fjalë, dhe është ankuar se nuk e ka pasur të drejtën e përgjigjes.

Lajmi është transmetuar edhe në portalin e RTKLive i cili fillimisht përmend me emra dy mediat kinse që financohen nga Serbia, megjithatë artikulli më vonë editohet.

Ditën e djeshme drejtori i TV në RTK, Rilind Gërvalla, ka dalur në mbrojtje të këtij raportimi, duke e vlerësuar se “Slobodna Bosna” është medium kredibil.

Ky raportim skandaloz nga “Slobodna Bosna” dhe i transmetuar nga RTK-ja, ka nxitur reagime të shumta vendore e ndërkombëtare në Kosovë. Si pasojë, ka pasur numër të madh sulmesh, ofendimesh e kërcënimesh ndaj stafit të Nacionales.