Rrahman Jasharaj i reagon Nagavcit: Qeveria dhe MASHT-i nuk po mbushen mend, po përsërisin gabimet

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit pas njoftimit se edhe këtë vit nxënësit do të furnizohen me libra përmes subvencionimit financiar. Jasharaj nuk është pajtuar me këtë vendim. Ai thotë se Qeveria bashkë me MASHT-in po këmbëngulin në gabime të përsëritura dhe nuk po mbushen mend. […]

Rrahman Jasharaj i reagon Nagavcit: Qeveria dhe MASHT-i nuk po mbushen mend, po përsërisin gabimet
rrahman-jasharaj-i-reagon-nagavcit:-qeveria-dhe-masht-i-nuk-po-mbushen-mend,-po-perserisin-gabimet

rrahman-jasharaj-i-reagon-nagavcit:-qeveria-dhe-masht-i-nuk-po-mbushen-mend,-po-perserisin-gabimet

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit pas njoftimit se edhe këtë vit nxënësit do të furnizohen me libra përmes subvencionimit financiar.

Jasharaj nuk është pajtuar me këtë vendim.

Ai thotë se Qeveria bashkë me MASHT-in po këmbëngulin në gabime të përsëritura dhe nuk po mbushen mend.

Sipas tij, metoda e subvencionimit është e gabuar dhe sjellë vonesa në furnizimin e librave.

“Qeveria dhe MASHT-i po këmbëngulin në vendimet e veta dhe kur palët e tjera u thonë që janë gabim. Ata nuk po mbushen mend, gabimin po e përsërisin. Vitin e kaluar është parë që kjo metodë e subvencionimit është e gabuar sepse kishin vonesa të theksuara, shtatori shkoj pa u furnizuar nxënësit me libra deri në tetor”, deklaron Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut thotë se edhe ky shtator do të ketë probleme dhe vonesa tek nxënësit.

“Kemi insistuar që shpërndarja e teksteve të bëhet si në vitet e kaluara sepse tekstet shkollore të merren vesh me shtëpitë botuese ato të vijnë në komuna dhe të shpërndahen në shkolla që mos të ndodh vonesa. Shtatori do të përsëritet me mungesë të teksteve dhe pikëpyetjet e mësimdhënësve se a të fillojnë me mësime apo të presin se nxënësit nuk kanë faj që nuk janë të furnizuar”, u shpreh ai.

Jasharaj thotë se disa prindër nuk i kanë kushtet të t’i blejnë librat e të presin për subvencionim nga Ministria.

“Ministria nuk duhet ta harroj që disa prindër s’kanë fare xhirollogari e disa tjerë u është bllokuar nga përmbaruesi që s’kanë pasur mundësi t’i paguajnë kartelat. Qeveria mund të arsyetohet se gjoja po ruajnë buxhetin e Kosovës, por është pa asnjë bazë se kjo s’po bëhet se rimbursimi po ndodhë, po ndanë mjete”, përfundoi Jasharaj.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se që nga nesër do të hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore.