Grupi i grave në veri i shkruan KFOR-it, kërkon që të mos hapet Ura e Ibrit

Një grup i grave nga komunat veriore të Kosovës i ka dorëzuar një letër karabinierëve dhe komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash. Përmes saj, ato kërkojnë që Ura e Ibrit të mos hapet. Milica Radovanoviq, një nga gratë që e kanë dorëzuar letrën, ka thënë se “letrën e ka dorëzuar si qytetare dhe se nuk përfaqëson […]

Grupi i grave në veri i shkruan KFOR-it, kërkon që të mos hapet Ura e Ibrit
grupi-i-grave-ne-veri-i-shkruan-kfor-it,-kerkon-qe-te-mos-hapet-ura-e-ibrit

grupi-i-grave-ne-veri-i-shkruan-kfor-it,-kerkon-qe-te-mos-hapet-ura-e-ibrit

Një grup i grave nga komunat veriore të Kosovës i ka dorëzuar një letër karabinierëve dhe komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Përmes saj, ato kërkojnë që Ura e Ibrit të mos hapet.

Milica Radovanoviq, një nga gratë që e kanë dorëzuar letrën, ka thënë se “letrën e ka dorëzuar si qytetare dhe se nuk përfaqëson asnjë organizatë, institucion apo parti politike”, raporton TV Most, transmeton Klankosova.tv.

Në ndërkohë, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar sot se po presin që gjatë ditës të publikohet draft-raporti për stabilitetin e Urës së Ibrit.

I pyetur se kur do të hapet Ura e Ibrit në rast se raporti do të jetë pozitiv, Durmishi nuk ka komentuar një gjë të tillë.

“Kur hapet ura unë nuk e di, por unë mund ta prezantoj raportin sepse detyra ime ka qenë që ta implementojmë një kontratë, e cila ka të bëjë me përcaktimin e stabilitetit të urës mbi lumin Ibër. Dhe këtë po e bëjmë, në momentin që e kemi raportin ne e publikojmë. Mandej se kur hapet ura është çështje tjetër që do të informoheni me kohë dhe për këtë”, shton zëvendësministri Durmishi.