Tusuni: Shteti ta subvencionojë interesin në kredi për qytetarët dhe bizneset

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, në të cilat 83.2 për qind është pronësi e huaj. Fitimet e larta të bankave viteve të fundit janë rezultat i shtrenjtimit të normave të interesit në kredi, si dhe shtrenjtimit të shërbimeve bankare. Norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.1 %, përderisa mirëmbajtja mujore e […]

Tusuni: Shteti ta subvencionojë interesin në kredi për qytetarët dhe bizneset
tusuni:-shteti-ta-subvencionoje-interesin-ne-kredi-per-qytetaret-dhe-bizneset

tusuni:-shteti-ta-subvencionoje-interesin-ne-kredi-per-qytetaret-dhe-bizneset


Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, në të cilat 83.2 për qind është pronësi e huaj.

Fitimet e larta të bankave viteve të fundit janë rezultat i shtrenjtimit të normave të interesit në kredi, si dhe shtrenjtimit të shërbimeve bankare. Norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.1 %, përderisa mirëmbajtja mujore e llogarisë për biznese në bankat kosovare shkon deri në 20 euro në muaj, më shtrenjtë se në shumë vende të Bashkimit Evropian.

Sipas BQK-së, në gjysmën e parë të këtij viti, të hyrat e përgjithshme të bankave kanë arritur në rreth 240 milionë euro, përderisa fitimi i pastër i bankave vetëm për 6-muaj ka arritur në rreth 91 milionë euro, raporton Front Online.

Amir Tusuni, njohës i sektorit bankar, thotë se fitimet e bankave komerciale do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në tri vitet e ardhshme. Ai tregon se çka mund të bëj shteti për t’i mbrojtur qytetarët dhe bizneset. “Shteti nuk ka mundësi të intervenoj tek bankat komerciale, mirëpo mund ta subvencionoj pjesën e interesit, në mënyrë që kreditë të jenë më të përballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset”, shprehet Tusuni për Front Online.