Muzeu në Holandë ndërmerr nismën e veçantë, nis turne speciale me guida për njerëzit me demencë

Hulumtimet kanë treguar se të admirosh dhe të flasësh për artin është një praktikë që ka një efekt pozitiv te njerëzit me demencë. Muzeu Kunst në Hagë ka më shumë se 165,000 vepra, duke përfshirë vepra të Mondrian, Van Gough dhe Monet. Tani, një turne ekskluziv i kryeveprave të tij do të jetë i disponueshëm [...]Read More...

Muzeu në Holandë ndërmerr nismën e veçantë, nis turne speciale me guida për njerëzit me demencë

Hulumtimet kanë treguar se të admirosh dhe të flasësh për artin është një praktikë që ka një efekt pozitiv te njerëzit me demencë.

Muzeu Kunst në Hagë ka më shumë se 165,000 vepra, duke përfshirë vepra të Mondrian, Van Gough dhe Monet. Tani, një turne ekskluziv i kryeveprave të tij do të jetë i disponueshëm për njerëzit me demencë të premten e fundit të çdo muaji, falë programit Art Connection të muzeut.

“Përvoja emocionale dhe fuqia lidhëse e artit janë qendrore për këtë program të ri, interaktiv,” tha Kunstmuseum në një deklaratë. “[Ne] duam të japim një kontribut pozitiv në cilësinë e jetës si të njerëzve me demencë ashtu edhe të kujdestarëve të tyre.”/abcnews.al