Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar më shumë se 17 mijë terroristë në Gaza

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Admirali Daniel Hagari, tha se “më shumë se 17,000 terroristë janë eliminuar” në Gaza, ku lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka vazhduar për më shumë se dhjetë muaj. Forcat tona vazhdojnë të luftojnë në Gaza. “Ne kemi eliminuar më shumë se 17,000 terroristë deri më tani,” tha Hagari. Ky numër është [...]Read More...

Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar më shumë se 17 mijë terroristë në Gaza

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Admirali Daniel Hagari, tha se “më shumë se 17,000 terroristë janë eliminuar” në Gaza, ku lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka vazhduar për më shumë se dhjetë muaj.

Forcat tona vazhdojnë të luftojnë në Gaza. “Ne kemi eliminuar më shumë se 17,000 terroristë deri më tani,” tha Hagari. Ky numër është i pamundur të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe Hamasi refuzon të zbulojë humbjet e tij.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi këtë të enjte se që nga fillimi i luftës më 7 tetor, të paktën 40.005 palestinezë kanë vdekur, por nuk specifikoi se sa civilë dhe sa luftëtarë ishin në mesin e viktimave.

Hagari tha në një konferencë shtypi se “lufta e rëndësishme” dhe arritjet e ushtrisë izraelite (IDF) po minojnë aftësinë e Hamasit për t’u rigrupuar dhe rimëkëmbur.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë,” u shpreh ai, duke shtuar se Hamasi po përhap mesazhe manipuluese për pengjet si pjesë e një përpjekjeje për të përdorur terrorin psikologjik dhe për të futur frikë në publik./abcnews.al