“Amerika është gati për një kapitull të ri”, Obama lavdëron Kamala Harris për fjalimin emocionues

Mes thirrjeve “Po, ajo mundet!, Barack Obama tregoi mbështetjen e tij për Kamala Harris. Ish-presidenti i SHBA-së mbajti fjalimin përmbyllës natën e dytë të konventës kombëtare të Demokratëve në qytetin e tij të Çikagos. Obama nxiti brohoritje të ashpra teksa kritikoi ashpër Trump. “Nuk na duhen edhe katër vite të tjera rrëmujë dhe kaosi,” u [...]Read More...

“Amerika është gati për një kapitull të ri”, Obama lavdëron Kamala Harris për fjalimin emocionues

Mes thirrjeve “Po, ajo mundet!, Barack Obama tregoi mbështetjen e tij për Kamala Harris.

Ish-presidenti i SHBA-së mbajti fjalimin përmbyllës natën e dytë të konventës kombëtare të Demokratëve në qytetin e tij të Çikagos. Obama nxiti brohoritje të ashpra teksa kritikoi ashpër Trump.

“Nuk na duhen edhe katër vite të tjera rrëmujë dhe kaosi,” u tha ai delegatëve. “Ne e kemi parë atë film më parë dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq.

Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë. Ne jemi gati për një Presidente si Kamala Harris”, tha ai.

Obama gjithashtu nderoi presidentin në largim Joe Biden, i cili nuk ishte i pranishëm.

“Historia do ta kujtojë Joe Biden si një president që mbrojti demokracinë në një moment rreziku të madh,” tha ai. “Jam krenar që e quaj presidenti im, por edhe më krenar që e quaj mikun tim.”

/abcnews.al