“Do vazhdojmë të ndalim Putin”/ Biden: Do punoj për ndalimin e luftës në Gaza

Edhe pse i mbeten 6 muaj në detyrë, presidenti amerikan, Joe Biden u zotua se do të vazhdojë të ndalë agresionin rus në Ukrainë. Në fjalimin e parë drejtuar popullit amerikan, pas tërheqjes nga gara presidenciale, nga Zyra Ovale, Biden deklaroi se në muajt e mbetur, do të punojë për ndalimin e luftës në Gaza. [...]Read More...

“Do vazhdojmë të ndalim Putin”/ Biden: Do punoj për ndalimin e luftës në Gaza

Edhe pse i mbeten 6 muaj në detyrë, presidenti amerikan, Joe Biden u zotua se do të vazhdojë të ndalë agresionin rus në Ukrainë.

Në fjalimin e parë drejtuar popullit amerikan, pas tërheqjes nga gara presidenciale, nga Zyra Ovale, Biden deklaroi se në muajt e mbetur, do të punojë për ndalimin e luftës në Gaza.

Biden nënvizoi se do të jetë president i të giithë amerikanëve.

“Do vazhdojmë të ndalim Putin dhe ta mbajmë Ukrainën të fortë. Do punoj që të ndaloj luftën në Gaza. Do punoj pa ndalim që të sjell amerikanët e ndaluar në të gjithë botën. Ne qëndruam bashkë si amerikanë. Jemi duke ndërtuar të gjithë vendin tonë. Jemi të parët në ndërtimin e çipeve, kemi ulur kostot e recetave, Do ta bëjmë për të gjithë amerikanët. Do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve. E kam thënë dhe e kam bërë”, theksoi ai./abcnews.al