Hamasi mbështet kërkesën e OKB për një pauzë 7 ditore për të vaksinuar fëmijët kundër poliomielitit

Hamasi mbështet kërkesën e OKB-së për një pauzë humanitare shtatë-ditore për të vaksinuar fëmijët kundër poliomielitit, thotë në një deklaratë një anëtar i byrosë politike të grupit, Izzat al-Rishq. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se duhet të kryejë dy raunde të një fushate vaksinimi ndaj poliomielitit për të parandaluar që virusi të qarkullojë me shpejtësi [...]Read More...

Hamasi mbështet kërkesën e OKB për një pauzë 7 ditore për të vaksinuar fëmijët kundër poliomielitit

Hamasi mbështet kërkesën e OKB-së për një pauzë humanitare shtatë-ditore për të vaksinuar fëmijët kundër poliomielitit, thotë në një deklaratë një anëtar i byrosë politike të grupit, Izzat al-Rishq.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se duhet të kryejë dy raunde të një fushate vaksinimi ndaj poliomielitit për të parandaluar që virusi të qarkullojë me shpejtësi në enklavën palestineze.

Më 30 korrik, Ministria e Shëndetësisë në Gaza e shpalli territorin palestinez si një “zonë epidemike të poliomielitit”, duke fajësuar për rishfaqjen e virusit ofensivën ushtarake 10 mujore të Izraelit dhe shkatërrimin e objekteve shëndetësore.

Më herët gjatë ditës së sotme, shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha në një konferencë me gazetarët se parandalimi dhe frenimi i përhapjes së poliomielitit në enklavë kërkon një përpjekje masive, të koordinuar dhe urgjente.

“Le të jemi të qartë: vaksina përfundimtare për poliomielitin është paqja dhe një armëpushim i menjëhershëm humanitar,” tha Guterres. “Por në çdo rast, një pauzë për t’u marrë me poliomielitin është absolutisht e nevojshme. Është e pamundur të kryhet një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit me luftën të ndezur gjithandej,” shtoi ai./abcnews.al