Irani: Mbështetja e SHBA-së dhe Europës ndaj Izraelit krijon destabilitet rajonal

Mbështetja e ofruar nga SHBA dhe disa vende europiane për aktet terroriste të regjimit sionist ka krijuar destabilitet në rajon. Kështu deklaroi ministri i jashtëm i përkohshëm i Iranit, Ali Bagheri, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij sirian, Faisal Mekdad. “Regjimi sionist është kthyer në një burim paqëndrueshmërie dhe pasigurie në rajonin e [...]Read More...

Irani: Mbështetja e SHBA-së dhe Europës ndaj Izraelit krijon destabilitet rajonal

Mbështetja e ofruar nga SHBA dhe disa vende europiane për aktet terroriste të regjimit sionist ka krijuar destabilitet në rajon.

Kështu deklaroi ministri i jashtëm i përkohshëm i Iranit, Ali Bagheri, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij sirian, Faisal Mekdad.

“Regjimi sionist është kthyer në një burim paqëndrueshmërie dhe pasigurie në rajonin e Azisë Perëndimore, përmes lëvizjeve të tij kriminale në Jemen, Teheran dhe Bejrut”, tha ai, duke shtuar se vendimi i Iranit në lidhje me marrjen e çdo veprimi hakmarrës ndaj vrasjes  së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh nga Izraeli do të jetë legjitime, vendimtare dhe parandaluese.

Kreu i diplomacisë së Teheranit tha se Irani nuk do të lejojë që regjimi të dëmtojë rajonin për të arritur objektivat dhe interesat e tij jolegjitime.

/abcnews.al