Nata e fundit e Sunny Hill: Dj Snake sjell spektakël

Në natën e fundit të festivalit Sunny Hill ka performuar DJ i njohur francez, DJ Snake. “Kosovë, ngriti duart lart në qiell! Duartrokisni. Kjo është hera ime e parë në Kosovë”, ka thënë ai derisa ka interpretuar “I don’t trust nobody”. Ai është ngjitur majë skenës dhe ka bërë simbolin e shqiponjës. E ka interpretuar […] The post Nata e fundit e Sunny Hill: Dj Snake sjell spektakël appeared first on Albinfo.

Nata e fundit e Sunny Hill: Dj Snake sjell spektakël

Në natën e fundit të festivalit Sunny Hill ka performuar DJ i njohur francez, DJ Snake.

“Kosovë, ngriti duart lart në qiell! Duartrokisni. Kjo është hera ime e parë në Kosovë”, ka thënë ai derisa ka interpretuar “I don’t trust nobody”.

Ai është ngjitur majë skenës dhe ka bërë simbolin e shqiponjës.

E ka interpretuar edhe ikonikën e muzikës elektro, “Turn down for what”,

Ai ka luajtur ritmet e muzikës tradicionale palestineze. Pastaj ka thirrur: “Free Palestine!”

“Kosovë, ju dua. E humba zërin mbrëmë, por sonte do t’u jap gjithçka”, ka thënë ai me zërin e shterur. Ka miksuar këngët “Taki taki”, “All i need” e “Lean on”, duke i dhënë fund magjisë së festivalit katërditor, më të madhin në rajon.

DJ Mygal nga Madridi ka sjellë një set interesant në natën finale të “Sunny HIll Festivalit”.

Si në netët e kaluara ylli shqiptar, Dua Lipa ka qenë e pranishme në Bërnicë të Poshtme në lokacionin e ri të festivalit.

 

The post Nata e fundit e Sunny Hill: Dj Snake sjell spektakël appeared first on Albinfo.