Ndërmarrja Trepça eksporton mbi 200 tonë koncentrat plumbi

Të mërkurën e 4 shtatorit, Ndërmarrja Trepça ka eksportuar mbi 200 tonë koncentrat të plumbit. Kështu bëri të ditur vet ndërmarrja, transmeton Klankosova.tv. Eksportimi i krye nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg. “Me datë 4.9.24 Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka eksportuar koncentratin e plumbit “K/Pb” nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça […]

Ndërmarrja Trepça eksporton mbi 200 tonë koncentrat plumbi
ndermarrja-trepca-eksporton-mbi-200-tone-koncentrat-plumbi

ndermarrja-trepca-eksporton-mbi-200-tone-koncentrat-plumbi

Të mërkurën e 4 shtatorit, Ndërmarrja Trepça ka eksportuar mbi 200 tonë koncentrat të plumbit.

Kështu bëri të ditur vet ndërmarrja, transmeton Klankosova.tv.

Eksportimi i krye nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg.

“Me datë 4.9.24 Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka eksportuar koncentratin e plumbit “K/Pb” nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg. Sasia e eksportuar e koncentratit të plumbit është 237.50T”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Trepça.

Ndërkaq, gjatë muajve të fundit, minatorët e kësaj ndërmarrjeje kanë shprehur shpesh pakënaqësi për vonesa në paga. Madje gjatë muajit qershor ishin zotuar se përderisa nuk i merrnin paratë që u takojnë, nuk do ta nisnin punën.

Udhëheqësit e saj arsyetoheshin për mungesë buxheti, ndërkaq qeveria pati dal me një komunikatë duke u bërë thirrje që ndërmarrja të punonte në drejtimin që të gjeneronte më shumë të hyra vetanake.

Me pas, me datë 14 gusht, Qeveria e Kosovës kishte vendosur t’i ndante Trepçës 4 milionë euro në mënyrë që të tejkalohej kriza, me kryeministrin Kurti që deklaroi se mbështetja bëhej për shkak se ndërmarrja nuk kishte arritur të siguronte pagat nga xehja e nxjerrë.