Në fushatë zgjedhore te Fronti Europian, Adnan Ismaili tani i dhuron libra Izet Mexhitit

Kryetari i Shtëpisë Botuese “Logos A”, Adnan Ismaili jo rallë herë është kryqëzuar në media për pjesëmarrjen e tij në politikë. Në vitet e fundit, është parë shpesh herë të The post Në fushatë zgjedhore te Fronti Europian, Adnan Ismaili tani i dhuron libra Izet Mexhitit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në fushatë zgjedhore te Fronti Europian, Adnan Ismaili tani i dhuron libra Izet Mexhitit

Kryetari i Shtëpisë Botuese “Logos A”, Adnan Ismaili jo rallë herë është kryqëzuar në media për pjesëmarrjen e tij në politikë.

Në vitet e fundit, është parë shpesh herë të lëvizë nga fushata në fushatë, por nën mbështetje të subjekteve të ndryshme partiake, transmeton TV21.

Edhe pse pak muaj na ndajnë nga fushata e fundit zgjedhore, ku ai është parë nën ombrellën e Frontit Europian, tani në opozitë, sot është parë afër njërit nga liderët e koalicionit oponent, VLEN-it.

Adnan Ismaili bashkë me Azam Dautin, kanë qëndruar në kabinetin e kryeministrit të parë.

Sipas njoftimit të Dautit, bashkërisht i kanë dhuruar libra liderit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit./TV21

The post Në fushatë zgjedhore te Fronti Europian, Adnan Ismaili tani i dhuron libra Izet Mexhitit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .