Në muajin korrik nga pagesat rrugore janë mbledhur 7.6 milionë euro

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në muajin korrik në pikat pagesore në Maqedoninë e Veriut janë realizuar gjithsej 470.194.563 denarë të hyra, që sipas tij, paraqet rritje për 16.071.251 denarë The post Në muajin korrik nga pagesat rrugore janë mbledhur 7.6 milionë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në muajin korrik nga pagesat rrugore janë mbledhur 7.6 milionë euro

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në muajin korrik në pikat pagesore në Maqedoninë e Veriut janë realizuar gjithsej 470.194.563 denarë të hyra, që sipas tij, paraqet rritje për 16.071.251 denarë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mickoski akuzon qeverinë e kaluar se qarkullimi ka qenë i njëjtë edhe vitin e kaluar, por që paratë nuk kanë përfunduar në arkën shtetërore.

“Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, më informoi se në pikat e pagesës në korrik 2024 ka qarkullim prej 470.194.563 denarë, që është 16.071.251 denarë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto para kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar, i vetmi ndryshim është se nuk kanë përfunduar në arkën e shtetit, ku tani me këto para ndërtojmë kopshte, shkolla, rrugë”, shkruan mes tjerash në rrjetet sociale Hristijan Mickoski.

The post Në muajin korrik nga pagesat rrugore janë mbledhur 7.6 milionë euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .