“Pyjet nacionale” ndihmojnë në shuarjen e zjarreve me automjet të vjetër 38 vite

Dymbëdhjetë zjarre aktive ka pasur gjatë ditës në vend dhe prej tyre katër janë vendosur nën kontroll, ndërsa një është shuar tërësisht, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, sipas informatave nga terreni deri në ora 15. Është shuar zjarri tek fshati Badilen, Komuna e Novo Sellës në malin Ograzhden në […]

“Pyjet  nacionale” ndihmojnë në shuarjen e zjarreve me automjet të vjetër 38 vite
Automjet i "Pyjeve nacionale" për shuarje të zjarrit, Foto: Qendra për Menaxhim me Kriza

Dymbëdhjetë zjarre aktive ka pasur gjatë ditës në vend dhe prej tyre katër janë vendosur nën kontroll, ndërsa një është shuar tërësisht, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, sipas informatave nga terreni deri në ora 15. Është shuar zjarri tek fshati Badilen, Komuna e Novo Sellës në malin Ograzhden në afërsi të kufirit bullgar, njofton Portalb.mk.

Por zjarri në malin Serta vazhdon të jetë aktiv, në pjesën e Shtipit në fshatin Dragoevo, i cili ka lëvizur drejt fshatit Puhçe.

“Në shuarjen e zjarrit punojnë 30 pjesëtarë të Armatës, të cilët u ndihmojnë pjesëmarrësve të Njësitit territorial për shuarje të zjarreve nga Shtipi. Në malin Serta aktiv është edhe një zjarr në rajonin e Shtipit drejt poligonit Penush, i cili ndodhet në afërsi të Bregallnicës, ku ka tym të fuqishëm, është përfshirë fron i madh. Po digjet para së gjithash barë dhe bimë të shkurtra dhe shkurre, nuk ka pyll me cilësi të lartë”, thotë Angellov.

Duke lëvizur nga Negotina drejt malit Serta, ai informoi se është takuar me ekipin e NP “Pyjet nacionale” e cila merr pjesë në shuarjen e zjarreve. Ekiпи i ndërmarrjes nga filiali nga Demir Kapia përdor automjet të vjetër dhe thuajse të papërdorur nga viti 1986, vërejti Angellov, i cili porositi se Qeveria sa më shpejtë duhet të gjejë zgjidhje për kushtet me të cilat po ballafaqohen në “Pyjet nacionale”.

Përndryshe, zjarr aktiv ka edhe në territorin e Komunës Gradsko tek fshati Podllec, ku gjatë ditës kanë reaguar dy “er traktorë”, tha Angellov, ndësa ekziston mundësi që zë jëjtit të kenë kufizime të caktuaranga kontrolli i fluturimit për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në Shkup.

I ndezur është zjarr në territorin e Makedonski Brodit, afër fshatit Preynica – Tazhevo. Zjarri lëvizë drejt Jasenit, kumtoi Angellov dhe shtoi se atje po reagon “spartan”-i rumun, ndërsa për momentin po vepron edhe një “kanader” kroat, i cili gjithashtu, mund të stopohet nga ontrolli i fluturimit për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në Shkup. Atje reagojnë 30 pjsëtarë të Armatës.

Zjarri tjetër është në territorin e Komunës së Dollnenit, afër fshati Nebregovë, ku po digjet para së gjithash barë dhe bime të shkurtra. Atje reagon Njësiti territorial për shuarje të zjarreve i Makedonski Brodit. Në territorin e Komunës së Çashkës, afër fshatit Gabrovnik – Mokreni. Atje kanë vepruar një helikopter policor, një helikopter i Armatës, ndërsa në këtë moment po reagon një helikopter i madh policor, thanë nga QMK.

Zjarr ka edhe në territorin e Komunës së Çashkës, i cili githashtu po lëvizë drejt fshatrave Gabrovnik – Mokreni, ku po digjen bimë të shkurtra dhe pyll i përzier në fshatin Bogomilla, për përdorim më racional të fluturakeve është krijuar pishinë ku helikopterët të mund të mbushin ujë që të mund të bëjnë fluturime më të shpejta. Gjithashtu, në territorin e Komunës së Çashkës ka edhe një zjarr serioz në malin Goleshnica i cili po lëvizë drejt fshatrave Jabollçishtë i Epërm dhe Poshtëm.

“Gjatë ditës së sotme janë angazhuar 90 pjesëtarë të Armatës, 55 pjesëtarë të MPB-së, si dhe 40 pjesëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Krahas tyre, janë angazhuar edhe avionë, për fat të keq helikopterët slloven u tërhoqën dhe më nuk janë këtu, ndërsa nga nesër do të largohet edhe helikopteri serb. Këtu te ne do të mbetet vetëm një helikopter malazez, si dhe ‘spartan’-i rumun”, thotë Angellov.