Parkingu zonal në Tetovë do të shkurtohet për dy orë, pas orës 21:00 do të shfrytëzohet pa pagesë

Komuna e Tetovës ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, përkatësisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht, transmeton Portalb.mk. “Komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e […]

Parkingu zonal në Tetovë do të shkurtohet për dy orë, pas orës 21:00 do të shfrytëzohet pa pagesë
Bulevardi "Iliria" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komuna e Tetovës ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, përkatësisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht, transmeton Portalb.mk.

“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë, respektivisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht. Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ky vendim do të filloj nga 15 i këtij muaji deri më 15 gusht.