Historia përsëri si lëndë e veçantë

Në mësimet e historisë mësohen fakte për ngjarje dhe persona, por lënda ngjall edhe atdhedashuri dhe besnikëri ndaj vendit të vet, dhe prandaj duhet kushtuar vëmendje e veçantë dhe më The post Historia përsëri si lëndë e veçantë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Historia përsëri si lëndë e veçantë

Në mësimet e historisë mësohen fakte për ngjarje dhe persona, por lënda ngjall edhe atdhedashuri dhe besnikëri ndaj vendit të vet, dhe prandaj duhet kushtuar vëmendje e veçantë dhe më e madhe në të gjithë sistemin arsimor, u shpreh Janevska

Përveç teksteve të gjuhëve të huaja, të cilat nuk janë në dispozicion prej disa vitesh dhe për të cilat tenderi i fundit i zhvilluar nga udhëheqësia e mëparshme është në proces animimi, nxënësit dhe mësuesit në shkollat fillore do të kenë tekste apo materiale mësimore për të gjitha lëndët e tjera më 1 shtator, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Sipas saj, një pjesë e librave tashmë janë shpërndarë, disa janë në shtypje dhe sipas marrëveshjes me shtypshkronjën, ato duhet të jenë gati në shkolla më 1 shtator.

“Fatkeqësisht, kemi gjetur edhe lëndë për të cilat nuk ka tekste, megjithëse qeveria e kaluar e ka informuar opinionin se janë dhënë. I vura në dukje gjuhët e huaja, por ka edhe lëndë për gjuhën dhe kulturën e komuniteteve të cilat, kryesisht, për shkak të cilësisë së dobët të teksteve të propozuara, nuk janë miratuar. Ne bëmë përpjekje që t’u sigurojmë materiale në formë digjitale të cilat nxënësit do të mund t’i përdorin”, tha Janevska duke shtuar se po punohet për kthimin e historisë si lëndë e veçantë në arsimin maqedonas, sepse sipas opinionit të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar, historia është lëndë kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme. “Në mësimet e historisë mësohen fakte për ngjarje dhe persona, por lënda ngjall edhe atdhedashuri dhe besnikëri ndaj vendit të vet, dhe prandaj duhet kushtuar vëmendje e veçantë dhe më e madhe në të gjithë sistemin arsimor”, u shpreh ajo.

Ajo informoi se janë duke diskutuar edhe me Ministrinë e Kulturës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit për sa i përket mundësisë së mbështetjes së serialeve të animuar vendas, filmave dhe emisioneve edukative të përshtatshme për moshën e nxënësve, si dhe libra me figura dhe libra për njerëz të suksesshëm, për lokalitete gjeografike, e të tjera, të cilat mund të jenë pjesë e procesit formal arsimor.

Lidhur me arsimin parashkollor i cili duhet të jetë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Arsimit, Janevska theksoi se qeveria po bën përpjekje serioze që të sigurojë kushte që sa më shumë fëmijë të hyjnë në kopshte dhe të marrin njohuri që janë një përgatitje e mirë para përfshirjes në arsimim shkollor. “Duhet kohë dhe fonde që kushtet të përmirësohen ndjeshëm. Shikoni objekte të reja që po ndërtohen. Komunat marrin shuma të mëdha dhe pres që me një pjesë të tyre të parashikojnë ndërtimin e kopshteve të reja”, shtoi Janevska. (koha.mk)

The post Historia përsëri si lëndë e veçantë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .