Në Suharekë arrestohet i dyshuari, gjuajti me armë në dasmë

Përdorimi i armeve në ahengjet familjare po vazhdon pothuajse çdo ditë, pavarësisht thirrjes institucionale “festo me zemër e jo me armë”. Sipas policisë, rasti i fundit ishte në Suharekë, kur në person gjuajti me armë në aheng familjar, duke rrezikuar jetë e qytetarëve. “…rreth orës 13:38 përmes rrugëve operative policia kanë marrë informacion se në […]

Në Suharekë arrestohet i dyshuari, gjuajti me armë në dasmë
ne-suhareke-arrestohet-i-dyshuari,-gjuajti-me-arme-ne-dasme

ne-suhareke-arrestohet-i-dyshuari,-gjuajti-me-arme-ne-dasme

Përdorimi i armeve në ahengjet familjare po vazhdon pothuajse çdo ditë, pavarësisht thirrjes institucionale “festo me zemër e jo me armë”. Sipas policisë, rasti i fundit ishte në Suharekë, kur në person gjuajti me armë në aheng familjar, duke rrezikuar jetë e qytetarëve.

“…rreth orës 13:38 përmes rrugëve operative policia kanë marrë informacion se në rrugën “Lulzim Huta” në Suharekë, në një gazmend familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin  B.B (viti i lindjes 1979) tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provave materiale dy  armë: një pistolete tipit “AREX Delta” cal 9 X19 mm; Një pistoletë tipit “Tanfogilo Compact”cal 9 mm dhe dy karikatorë me 20 gëzhoja kalibër 9X19”, njofton policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.  Rasti iniciohet “Përdorim i armës apo Mjetit të rrezikshëm “.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. “Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’”, thuhet në moton e policisë.