Shpallen në kërkim pesë persona për kultivim të bimëve narkotike

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga policia, si të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike. Tre nga ta nga Kosova, gjegjësisht komuna e Klinës. Ndërkaq, dy të tjerë nga Shqipëria. Gjatë një aksioni në një fshat të Klinës, gjatë së shtunës janë gjetur 960 bimë të llojit marihuanë, të cilët edhe janë asgjësuar. “Personat […]

Shpallen në kërkim pesë persona për kultivim të bimëve narkotike
shpallen-ne-kerkim-pese-persona-per-kultivim-te-bimeve-narkotike

shpallen-ne-kerkim-pese-persona-per-kultivim-te-bimeve-narkotike

Pesë persona janë shpallur në kërkim nga policia, si të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Tre nga ta nga Kosova, gjegjësisht komuna e Klinës.

Ndërkaq, dy të tjerë nga Shqipëria.

Gjatë një aksioni në një fshat të Klinës, gjatë së shtunës janë gjetur 960 bimë të llojit marihuanë, të cilët edhe janë asgjësuar.

“Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online/

Njoftimi i plotë: