Nesër përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegal, Policia tregon sa qytetarë hoqën dorë nga dokumenti serb

Nesër (e premte) përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës. Deri më tani patentë shoferët i kanë konvertuar 6 mijë e 325 qytetarë, shkruan gazeta online Reporteri.net. Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës […]

Nesër përfundon afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegal, Policia tregon sa qytetarë hoqën dorë nga dokumenti serb
neser-perfundon-afati-per-konvertimin-e-patente-shofereve-ilegal,-policia-tregon-sa-qytetare-hoqen-dore-nga-dokumenti-serb

neser-perfundon-afati-per-konvertimin-e-patente-shofereve-ilegal,-policia-tregon-sa-qytetare-hoqen-dore-nga-dokumenti-serb

Nesër (e premte) përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.

Deri më tani patentë shoferët i kanë konvertuar 6 mijë e 325 qytetarë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka dhënë statistikat e konvertimit të patentë shoferëve nëpër komuna veç e veç.

Në komunën e Leposaviqit 1 mijë e 994 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 536 patentë shoferë.

Në Zubin Potok janë konvertuar 940 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 154 qytetarë.

Nga statistikat del se veç 215 qytetarë në Graçanicë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ata serb në atë të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ditë më parë tha se pas 23 gushtit, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”.

Procesi i  konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe, në patentë shoferë të Kosovës ka nisur më 10 maj të këtij viti. Fillimisht ishte paraparë që ky  proces të zgjasë deri më 9 gusht 2024.