Netanyahu u kërkon falje familjeve të pengjeve: Hamasi do të paguajë shtrenjtë. S’ka tërheqje nga korridori i Filadelfias

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka kërkuar familje familjeve të pengjeve që u gjetën të vrarë në Gaza. Në një konferencë për shtyp nga Tel Avivi, kryeministri izraelit u zotua që të hakmerret ndaj Hamasit, duke thënë se grupi militant “do të paguajë një çmim të rëndë”. “Ndjej pikëllim të thellë, më vjen vërtet keq [...]Read More...

Netanyahu u kërkon falje familjeve të pengjeve: Hamasi do të paguajë shtrenjtë. S’ka tërheqje nga korridori i Filadelfias

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka kërkuar familje familjeve të pengjeve që u gjetën të vrarë në Gaza. Në një konferencë për shtyp nga Tel Avivi, kryeministri izraelit u zotua që të hakmerret ndaj Hamasit, duke thënë se grupi militant “do të paguajë një çmim të rëndë”.

“Ndjej pikëllim të thellë, më vjen vërtet keq për faktin që nuk i kthyem ata. Ne ishim kaq afër.”, tha Netanyahu. Megjithatë, ai mohoi se janë vrarë për shkak të këmbënguljes së Izraelit për të mbajtur kontrollin mbi korridorin strategjik. “Kjo ndodhi sepse Hamasi nuk dëshiron një marrëveshje,” tha ai.

I pyetur nga një gazetar në lidhje me hakmarrjen ndaj Hamasit, ai tha: “Ne jemi duke punuar për të. Nuk do t’ju them se cili është çmimi dhe kur do ta bëjmë, do të doja të lë një element surprizë”.

Ai shtoi se nuk do të tërhiqen nga korridori i Filadelfias, duke thënë se është një domosdoshmëri strategjike dhe politike për Izraelin.

“Arritja e objektivave të luftës kalon përmes korridorit të Filadelfias. 20 vjet më parë dhashë dorëheqjen nga qeveria Sharon pikërisht në këtë pikë: ne duhet të kontrollojmë aksin në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit, është një çështje politike themelore”, tha ai duke njoftuar se nuk do të ketë tërheqje të ushtrisë izraelite nga ai korridor.

“Tërheqja nga korridori i Filadelfias nuk do t’i shpëtojë pengjet, përkundrazi. Edhe pse jam i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje, ne nuk po tërhiqemi. Ne duhet të shkatërrojmë Hamasin dhe të sigurojmë që ai të mos jetë më një kërcënim për ne,” shpjegoi Netanyahu./abcnews.al