Nga dadoja e fëmijëve te ylli i operas: Ermonela Jaho

Ajo, në intervistën për SRF tregon se, si vajzë 18 vjeçe, në Itali, ka punuar si dado fëmijësh dhe kujdestare të moshuarish, për të përballuar jetesën The post Nga dadoja e fëmijëve te ylli i operas: Ermonela Jaho appeared first on Albinfo.

Nga dadoja e fëmijëve te ylli i operas: Ermonela Jaho

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho është intervistuar nga radioja zvicerane e transmetuesit publik SRF, në një emision për muzikën. Intervista është zhvilluar në Aix-en-Provence të Francës, ku ajo po performonte në festivalin e atjeshëm të muzikës oiperistike, shkruan albinfo.ch. Ermonela prezantohet si këngëtarja e personifilkuar sidomos me rolin e madh të Cio-Cio-San të operës së njohur të Pucinit “Madame Baterfly”, të cilin ajo e kaluajtur plot 185 herë!

“Sa më e madhe ëndrra, aq më e madhe sakrificat”: Ermonela Jaho u rrit me këtë fjali e thënë në vazhdimësi nga i ati, në kohën e diktaturës.

Jaho ka lindur dhe është rritur në një kohë kur Shqipëria ishte ende një diktaturë. Për të qenë në gjendje të përmbushte punën e saj të ëndrrave si këngëtare opere, asaj i është dashur të kalonte disa barriera. Mes tjerash Jaho në intervistë tregon se në fillimet e saj të punës, si vajzë 18 vjeçe, në Itali, pak vite pas rënies së diktarurës në Shqipëri, ajo ka punuar si dado fëmijësh dhe kujdestare të moshuarish, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo për të arritur punën që kishte ëndërruar, atë të këngëtares operistike, që tashmë një kohë e ka arritur dhe ka shkëlqyer në këtë profesion.

Ajo më tutje flet për sakrificat tjera që t`i imponon puna si këngëtare opere, veç tjerash, vetmia. Një artiste skenash duhet të ballafaqohet me vetminë, thotë ajo, duke pasur parasysh punën specifike, udhëtimet e gjata, ndërrimet e vendbanimeve, ambienteve etj.

hIntervista e saj e plotë (anglisht dhe gjermanisht) mund të dëgjohet në këtë link: ttps://www.srf.ch/audio/musikmagazin/von-der-babysitterin-zum-opernstar-ermonela-jaho?id=12618533

 

The post Nga dadoja e fëmijëve te ylli i operas: Ermonela Jaho appeared first on Albinfo.