Reklamat e rreme: Si të shmangni mashtrimin më të fundit të punës në Zvicër?

Mashtrimet në internet janë të përhapura në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë, gjithnjë e më shumë, në mesin e reklamave zvicerane për punë. Me mungesën kronike të punëtorëve të kualifikuar, shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë në mënyrë aktive të punësojnë staf të ri. Ata shpallin pozicione të lira në internet, duke hapur derën […] The post Reklamat e rreme: Si të shmangni mashtrimin më të fundit të punës në Zvicër? appeared first on Albinfo.

Reklamat e rreme: Si të shmangni mashtrimin më të fundit të punës në Zvicër?

Mashtrimet në internet janë të përhapura në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë, gjithnjë e më shumë, në mesin e reklamave zvicerane për punë.

Me mungesën kronike të punëtorëve të kualifikuar, shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë në mënyrë aktive të punësojnë staf të ri.

Ata shpallin pozicione të lira në internet, duke hapur derën për mashtruesit për të postuar reklama të rreme pune. Gjithnjë e më shumë, mashtruesit po maskohen si punëdhënës legjitimë për të marrë informacione të ndjeshme personale nga punëkërkuesit, transmeton albinfo.ch.

“Rreth një e katërta e të gjitha ofertave për punë janë false,” tha Jean-Philippe Spinas, drejtor në Kienbaum Executive Search në konsulencën e rekrutimit në Cyrih.

Në mënyrë të veçantë, mashtruesit pretendojnë se janë menaxherë të burimeve njerëzore dhe publikojnë oferta të rreme pune për të marrë informacione të ndjeshme personale dhe financiare për njerëzit që dërgojnë aplikacionet e tyre.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh ofertat reale nga ato false”, shtoi Spinas.

Çfarë po kërkojnë mashtruesit?

Ashtu si çdo punëdhënës legjitim, mashtruesit u kërkojnë gjithashtu kandidatëve të dërgojnë biografinë (CV), e cila zakonisht përmban shumë të dhëna personale që mashtruesit kërkojnë: numrin e telefonit, adresën e emailit, datën e lindjes dhe adresën. Ky informacion përdoret më pas për të nxjerrë fjalëkalimet ose për të krijuar një profil digjital.

Në rastin “më të mirë”, do t’ju duhet të përballoni thirrjet e padëshiruara, postën e padëshiruar ose përpjekje të tjera për kontakt.

Por sipas skenarit më të keq, mashtruesit do të vjedhin identitetin tuaj dhe do të pretendojnë se jeni ju kur konfiguroni llogari të telekomit dhe llogarive të tjera, sepse kur kontaktoheni me telefon, zakonisht ju kërkohet vetëm data e lindjes, numri i celularit ose informacione të ngjashme, që ju ndihmojnë atyre t’u identifikojnë, informata këto, që të gjitha mashtruesit i kanë marrë nga CV-ja juaj.

Si mund ta mbroni veten?

Fjala kyçe këtu është ‘vigjilencë’.

Kontrolli i identitetit

Ashtu si punëdhënësit i verifikojnë kandidatët, edhe ju duhet të ‘kontrolloni’ intervistuesin.

Flamuri juaj i parë i kuq duhet të ngrihet nëse ‘punëdhënësi’ nuk e identifikon qartë veten ose kompaninë, duke ju lejuar të verifikoni legjitimitetin e tyre.

“Idealisht, ofruesi i punës duhet të identifikohet me kandidatin,” vuri në dukje Jean-Philippe Spinas.

Nëse ata japin vetëm informacion minimal për veten e tyre, ose janë të dyshimtë në përgjigjet e tyre, kërkoni nga ‘punëdhënësi’ t’ju kontaktojë përmes Linkedin. Platforma mund të përdoret për të përcaktuar nëse kompania dhe rekrutuesi janë reale.

Mos zbuloni shumë

“Në epokën e aplikacioneve online në platformat më të ndryshme, gjithmonë duhet të pyesni veten: sa të dhëna do të zbuloj gjatë kontaktit tim të parë me punëdhënësin?” ka thënë Spinas.

Nëse nga kandidatët kërkohen shumë informacione private në internet, kjo duhet të ngjall dyshime.

Për këtë arsye, ju nuk duhet t’ia dërgoni CV-në tuaj, e cila përmban të dhëna personale – duke përfshirë, zakonisht, një fotografi që më pas mund të kopjohet dhe përdoret për qëllime të paligjshme – punëdhënësve të paidentifikuar / të paverifikuar.

Ky është mashtrimi më i fundit i punësimit që është i përhapur në Zvicër tani.

Por ‘më të vjetrit’ po qarkullojnë ende në mbarë vendin.

Për shembull, mashtruesit po kontaktojnë viktimat e tyre përmes shërbimeve të mesazheve si Whatsapp dhe Telegram, duke u paraqitur si rekrutues të punës që kërkojnë njerëz në Zvicër që mund të punojnë nga shtëpia.

Deri më tani tingëllon legjitime, përveç se “kandidatët joshen nga premtimet e fitimeve të jashtëzakonshme që janë në mënyrë disproporcionale të larta në krahasim me natyrën e detyrave që do të kryhen”, sipas Qendrës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (NCSC), e cila monitoron aktivitetet e rreme në internet.

Problemet fillojnë pas rekrutimit, kur kandidatët drejtohen në një platformë ku duhet të regjistrohen për të marrë detyra. “Është një imitim i një faqeje interneti legjitime,” shpjegon autoriteti federal.

Të gjitha pagesat e pagave dhe bonuseve duhet të paguhen përmes kësaj platforme të rreme dhe punëtorët e rekrutuar duhet të paguajnë shumicën e tarifave vetë./thelocal

The post Reklamat e rreme: Si të shmangni mashtrimin më të fundit të punës në Zvicër? appeared first on Albinfo.