Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për rastin “Banjska”

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se aktakuza është ngritur ndaj 45 personave. Ngritja e aktakuzës vjen gati një vit pas sulmit. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka drejtuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale […]

Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për rastin “Banjska”
ngrihet-aktakuze-ndaj-45-personave-per-rastin-“banjska”

ngrihet-aktakuze-ndaj-45-personave-per-rastin-“banjska”

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se aktakuza është ngritur ndaj 45 personave.

Ngritja e aktakuzës vjen gati një vit pas sulmit. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka drejtuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale për mosngritjen e aktakuzës. Kritika ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ndryshe, grupi terrorist i udhëhequr nga Millan Radojiçiq sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ku vrau heroin Afrim Bunjaku.

Në qershor të këtij viti, Policia e Kosovës kishte deklaruar për Express se ishin identifikuar 48 terroristë, ishin ngritur kallëzime penale ndaj 45 personave, urdhër-arreste vendore kundër 41 të dyshuarve dhe 39 urdhër-arreste ndërkombëtare.

Kallëzimet penale janë ngritur nën dyshimet se janë konsumuar veprat: Vrasje e rëndë, sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës,. Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, kryerja e veprës terroristge, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, shpërlarja e parave dhe financim i terrorizmit.