Ngushtohet gara presidenciale/ Harris kryeson ndaj Trump në sondazhin e ri

Kamala Harris ka epërsi ndaj Donald Trump përpara zgjedhjeve vendimtare të nëntorit, sipas një sondazhi të ri të publikuar dje. Në përpjekje për të hequr vëmendjen nga Harris gjatë dy javëve të fundit, kandidati republikan ka nisur sulme kundër saj, duke vënë në pikëpyetje prejardhjen e saj dhe shëndetin e saj mendor. Por sondazhi i [...]Read More...

Ngushtohet gara presidenciale/ Harris kryeson ndaj Trump në sondazhin e ri

Kamala Harris ka epërsi ndaj Donald Trump përpara zgjedhjeve vendimtare të nëntorit, sipas një sondazhi të ri të publikuar dje.

Në përpjekje për të hequr vëmendjen nga Harris gjatë dy javëve të fundit, kandidati republikan ka nisur sulme kundër saj, duke vënë në pikëpyetje prejardhjen e saj dhe shëndetin e saj mendor.

Por sondazhi i CBS konfirmon se Harris jo vetëm e mbyll hendekun, por ka mposhtur Trump duke marrë 50% të votave  kundrejt 49% të ish-presidentit amerikan.

Harris duket se mbështetet nga të rinjtë, veçanërisht gratë dhe votuesit me ngjyrë. Në mënyrë domethënëse, krahasuar me korrikun, më shumë persona me ngjyrë thonë se planifikojnë të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.

Sfida për Harris do të jetë ruajtja e këtij momenti pozitiv gjatë tre muajve të ardhshëm, deri më 5 nëntor. Një moment historik i madh për fushatën e Harris do të jetë shpallja e kandidattit për zëvendëspresident nëse ajo zgjidhet presidente.

Të gjithë kandidatët e mundshëm janë burra të bardhë dhe, sipas disa mediave amerikane, Harris ka folur personalisht me tre prej tyre në Uashington: Senatorin e Arizonës Mark Kelly, Guvernatorin e Pensilvanisë Josh Shapiro dhe Guvernatorin e Minesotës Tim Waltz./abcnews.al