Një ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme, Sveçla nënshkruan Udhëzim për trajnimin e minatorëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka nëshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit do të trajnohen dhe certifikohen minandezëzit. “Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet […]

Një ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme, Sveçla nënshkruan Udhëzim për trajnimin e minatorëve
nje-dite-pas-gjendjes-se-jashtezakonshme,-svecla-nenshkruan-udhezim-per-trajnimin-e-minatoreve

nje-dite-pas-gjendjes-se-jashtezakonshme,-svecla-nenshkruan-udhezim-per-trajnimin-e-minatoreve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka nëshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit do të trajnohen dhe certifikohen minandezëzit.

“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës”.

“Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”.