Një ditë pas protestës, në Bujanoc shkruhet grafiti “Vdek*je shqiptarëve”

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të hënën protestuan në Bujanoc kundër politikave shtypëse të Beogradit. E një ditë pas kësaj proteste, ata kanë pranuar kërcënime. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është shkruar një grafit “Vdekje shqiptarëve”. “Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc gjatë […]

Një ditë pas protestës, në Bujanoc shkruhet grafiti “Vdek*je shqiptarëve”
nje-dite-pas-protestes,-ne-bujanoc-shkruhet-grafiti-“vdek*je-shqiptareve”

nje-dite-pas-protestes,-ne-bujanoc-shkruhet-grafiti-“vdek*je-shqiptareve”

Shqiptarët e Luginës së Preshevës të hënën protestuan në Bujanoc kundër politikave shtypëse të Beogradit.

E një ditë pas kësaj proteste, ata kanë pranuar kërcënime.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është shkruar një grafit “Vdekje shqiptarëve”.

“Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme qytetarët e kanë parë këtë grafit ‘Vdekje shqiptarëve’. Ftoj organet e rendit ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, shkroi Lutfiu në Facebook.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

“Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo” ishin disa nga pankartat që protestuesit mbajtën në duar.