Një tjetër kongresmen demokrat i kërkon Biden të tërhiqet nga gara: Është koha që të dorëzojë stafetën

Kongresmeni demokrat Mike Levin i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden të tërheqë kandidaturën e tij për zgjedhjet e nëntorit. Duke nënvizuar se ai ka respekt për shërbimin shumëvjeçar të Joe Biden, Levin tha: “Unë mendoj se është koha që Presidenti Biden të dorëzojë stafetën”, duke shtuar se duhet një lider i ri. Deri më [...]Read More...

Një tjetër kongresmen demokrat i kërkon Biden të tërhiqet nga gara: Është koha që të dorëzojë stafetën

Kongresmeni demokrat Mike Levin i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden të tërheqë kandidaturën e tij për zgjedhjet e nëntorit.

Duke nënvizuar se ai ka respekt për shërbimin shumëvjeçar të Joe Biden, Levin tha: “Unë mendoj se është koha që Presidenti Biden të dorëzojë stafetën”, duke shtuar se duhet një lider i ri.

Deri më tani, 18 anëtarë të Kongresit dhe një senator demokrat i kanë bërë thirrje publikisht Presidentit Biden të tërhiqet nga gara./abcnews.al