VIDEO/ Zjarret dalin jashtë kontrollit në Kaliforni

Një zjarr i madh ka dal jashtë kontrollit në veri të Kalifornisë, i cili në tre ditë është bërë një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në këtë shtet perëndimor të SHBA-së. Zjarri i quajtur Park Fire,më i madhi i Kalifornisë këtë verë  kishte djegur tashmë gati 1.4 milionë hektarë që nga mëngjesi i [...]Read More...

VIDEO/ Zjarret dalin jashtë kontrollit në Kaliforni

Një zjarr i madh ka dal jashtë kontrollit në veri të Kalifornisë, i cili në tre ditë është bërë një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në këtë shtet perëndimor të SHBA-së.

Zjarri i quajtur Park Fire,më i madhi i Kalifornisë këtë verë  kishte djegur tashmë gati 1.4 milionë hektarë që nga mëngjesi i djeshëm, duke e bërë atë të shtatin më të madh në historinë e shtetit.

Zjarri, i cili ka detyruar më shumë se 4,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, shpërtheu në një zonë rurale dhe malore pranë qytetit të vogël Chico, i cili është rreth 145 kilometra në veri të Sacramento.

Zjarri shpërtheu të mërkurën pranë Chico, Butte County, dhe brenda pak orësh shkatërroi një zonë të madhe të tij. Deri më tani janë djegur 134 objekte, ndërsa tymi i zjarrit ka mbërritur edhe në shtetet fqinje.

Ky zjarr masiv risjell kujtime të këqija për banorët e qytetit Paradise, i cili ndodhet rreth 15 kilometra nga Chico dhe ku 85 persona humbën jetën në vitin 2018 në zjarrin më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë./abcnews.al