Ora e bukur shqiptare konkurron në Grand Prix d’Horologeria de Geneve

1.3 milionë dollarë, ora shqiptare Primordial Passion konkurron në Grand Prix d’Horologeria de Geneve The post Ora e bukur shqiptare konkurron në Grand Prix d’Horologeria de Geneve appeared first on Albinfo.

Ora e bukur shqiptare konkurron në Grand Prix d’Horologeria de Geneve

Ka disa javë që ora shqiptare po reklamohet si ndër më të shtrenjtat në botë.

Ora shqiptare Primordial Passion që ka vlerë 1. 3 milionë dollarë, po konsiderohet si një ndër orët më të veçanta, dhe si e tillë po konkurron në Grand Prix d’Horologeria de Geneve, konkurrim përkrah brendeve të njohura botërore.

Tri ngjyra ngërthejnë bukurinë në orën e parë shqiptare: të kuqe, të zezë dhe ngjyrën e artë, dhe jo vetëm ngjyrat e karakterizojnë këtë orë.

E realizuar në ari të verdhë në 18 K, mu në mes të orës është edhe llogoja e krijuesit të kësaj ore, Pirro.

12 valltarë, katër muzikantë që luajnë në fyell, gajde, çifteli e lahutë përbëjnë mjeshtërinë e kësaj ore që ka përfshirë kaq shumë kulturë shqiptare dhe finesë artistike.

 

The post Ora e bukur shqiptare konkurron në Grand Prix d’Horologeria de Geneve appeared first on Albinfo.