Orban: BE do të mbahet përgjegjëse për mbështetjen e luftës në Ukrainë

Nëse Europa nuk ndjek një politikë paqeje dhe Donald Trump bëhet president i SHBA-së, atëherë BE-ja do të duhet të “pranojë humbjen e saj” dhe të mbajë përgjegjësinë për mbështetjen e luftës në Ukrainë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një fjalim në Rumani. “Bashkimi Evropian do të duhet të paguajë çmimin e këtij bixhozi [...]Read More...

Orban: BE do të mbahet përgjegjëse për mbështetjen e luftës në Ukrainë

Nëse Europa nuk ndjek një politikë paqeje dhe Donald Trump bëhet president i SHBA-së, atëherë BE-ja do të duhet të “pranojë humbjen e saj” dhe të mbajë përgjegjësinë për mbështetjen e luftës në Ukrainë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një fjalim në Rumani.

“Bashkimi Evropian do të duhet të paguajë çmimin e këtij bixhozi ushtarak dhe ne do të vuajmë gjithashtu prej tij”, citohet të ketë thënë ai nga agjencia e lajmeve Agerpres.

Kryeministri po fliste në ceremoninë e mbylljes së një universiteti tradicional veror të organizuar në Rumani nga OJQ-të hungareze dhe organizatat e minoritetit hungarez në Rumani. Sipas organizatorëve, më shumë se 7000 njerëz u mblodhën për të dëgjuar fjalimin e Orban.