Osmani i reagon BE’së: Hapja e Urës së Ibrit asesi nuk dialogohet me Serbinë, vetëm me partnerët

Presidentja Vjosa Osmani i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili tha sot se rihapja e urës së Ibrit është një çështje dialogu dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në dialog. Osmani ka thënë se çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me […]

Osmani i reagon BE’së: Hapja e Urës së Ibrit asesi nuk dialogohet me Serbinë, vetëm me partnerët
osmani-i-reagon-be’se:-hapja-e-ures-se-ibrit-asesi-nuk-dialogohet-me-serbine,-vetem-me-partneret

osmani-i-reagon-be’se:-hapja-e-ures-se-ibrit-asesi-nuk-dialogohet-me-serbine,-vetem-me-partneret

Presidentja Vjosa Osmani i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili tha sot se rihapja e urës së Ibrit është një çështje dialogu dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në dialog.

Osmani ka thënë se çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë sepse do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e  kushtetutshmërisë së vendit.

Osmani ka thënë se dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë.

“Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e  kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë. ????????”, ka shkruar Osmani.