Osmani: Me SHBA ka mospajtime për qasje, por kurrë për qëllimin final

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë mospajtime e diferenca për disa qasje, por asnjëherë për qëllimet finale. “Tani mund të dëgjojmë deklarata mos pajtimi midis zyrtarëve në ShBA dhe Qeverisë se Kosovës për disa prej qasjeve, por asnjëherë përsa i përket qëllimit përfundimtar dhe vlerave […]

Osmani: Me SHBA ka mospajtime për qasje, por kurrë për qëllimin final
osmani:-me-shba-ka-mospajtime-per-qasje,-por-kurre-per-qellimin-final

osmani:-me-shba-ka-mospajtime-per-qasje,-por-kurre-per-qellimin-final

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë mospajtime e diferenca për disa qasje, por asnjëherë për qëllimet finale.

“Tani mund të dëgjojmë deklarata mos pajtimi midis zyrtarëve në ShBA dhe Qeverisë se Kosovës për disa prej qasjeve, por asnjëherë përsa i përket qëllimit përfundimtar dhe vlerave fundamentale të përbashkëta. Nuk ka asnjë mos pajtimi mbi faktin që dy anët duan një Kosovë që është sovrane, e pavarur, në kufijtë aktual të suksesshëm, prosperuese, shumetnikë, të ndërtuara mbi Kushtetutën e saj. Por ndonjëherë qasja drejt mbajtjes së një Kosove demokratike, të fortë e të drejtë, mund të dallojnë. Mund të ketë diferenca në këtë drejtim, por asnjëherë nuk ka pasur e as sot nuk ka mbi atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat”, tha Osmani gjatë pjesëmarrjes si folëse në forumin global të sigurisë, “GLOBSEC 2024” në Pragë të Çekisë.

Ajo ka thënë në mënyrë simbolike se mos pajtimet nuk janë për rrugën, sepse ajo është e njëjta për dy palët, por vetëm për shpejtësinë me të cilën kalohet rruga.

Osmani ka thënë se SHBA kanë gjurmë në gjithë procesin shtet ndërtues dhe e cilësoi këtë si sukses të përbashkët. Ajo përmendi faktin që 97 % e popullsisë e shohin vendin amerikan si aleati më primar.

“Marrëdhënia midis SHBA dhe Kosovës është diçka që kemi ndërtuar ndër vite. Na janë gjetur përkrah në periudhën më të errët të vendit, për të shpëtuar popullin e Kosovës nga shfarosja që ishte planifikuar. Ky ka qenë themeli i asaj çfarë kemi ndërtuar për 25 vjet me radhë, por që shkon edhe më tej sepse SHBA-të i kemi parë si lider të botës demokratike dhe liderët kanë qenë shumë të zëshëm në kuptimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë”, deklaroi Osmani.