AAK bëhet gati për zgjedhje: Është urgjencë kombëtare ta ndalim degradimin e mëtejmë të shtetit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë mbledhur sot për të diskutuar për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka thënë se kanë folur për prioritetet që do të përfshihen në Programin zgjedhor 2025-2029 e të […]

AAK bëhet gati për zgjedhje: Është urgjencë kombëtare ta ndalim degradimin e mëtejmë të shtetit
aak-behet-gati-per-zgjedhje:-eshte-urgjence-kombetare-ta-ndalim-degradimin-e-metejme-te-shtetit

aak-behet-gati-per-zgjedhje:-eshte-urgjence-kombetare-ta-ndalim-degradimin-e-metejme-te-shtetit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë mbledhur sot për të diskutuar për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa ka thënë se kanë folur për prioritetet që do të përfshihen në Programin zgjedhor 2025-2029 e të cilat do të harmonizohen edhe me partnerët në koalicion.

“Në takim me Kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës temë kyçe diskutimi ishin përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Aleanca tanimë veç ka filluar me organizimin sa më adekuat për zgjedhjet që na presin brenda pak muajsh. Ne veç se kemi krijuar shtabin qendror zgjedhor të cilin e udhëheq Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj, ndërkaq jemi në fazën e krijimit të shtabeve zgjedhore. Me kolegët e kryesisë diskutuam edhe për Programin Zgjedhor me të cilin Aleanca dhe partnerët e saj në koalicon do të garojë në zgjedhje. Grupi ekspertëve të Aleancës ka zhvilluar disa takime tematike ku kanë identifikuar disa nga prioritetet që do të përfshihen në Programin zgjedhor 2025-2029 e të cilat do të harmonizohen edhe me partnerët në koalicion”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se është urgjencë kombëtare ta ndalim degradimin e mëtejmë të shtetit, dështimet në marrëdhëniet ndërkombëtare, ato ekonomike dhe kapjen e institucioneve të vendit.