Sindikatat: Nuk pranojmë pagë minimale nën 500 euro, kryeministri po luan me punëtorë

Përfaqësues të sindikatave, por edhe opozitës vendimin e radhës së kryeministrit Kurti për rritjen e pagës minimale nga 264 euro në 350 euro po e konsiderojnë si lojë të radhës politike në kohën kur partitë po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me 9 shkurt. Jusuf Azemi;Nuk pranojmë pagë minimale nën 500 […]

Sindikatat: Nuk pranojmë pagë minimale nën 500 euro, kryeministri po luan me punëtorë
sindikatat:-nuk-pranojme-page-minimale-nen-500-euro,-kryeministri-po-luan-me-punetore

sindikatat:-nuk-pranojme-page-minimale-nen-500-euro,-kryeministri-po-luan-me-punetore

Përfaqësues të sindikatave, por edhe opozitës vendimin e radhës së kryeministrit Kurti për rritjen e pagës minimale nga 264 euro në 350 euro po e konsiderojnë si lojë të radhës politike në kohën kur partitë po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me 9 shkurt.

Jusuf Azemi;Nuk pranojmë pagë minimale nën 500 euro, kryeministri po luan me punëtorë

Jusuf Azemi kryetar i sindikatës së  Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat vendimin e Qeverisë për rritje të pagave e ka  e quajtur “lojë akrobatike të kryeministrit Kurti në kohën e zgjedhjeve”.

Ai argumentoi se, nëse kjo rritje do të ishte e sinqertë, do të ishte propozuar që në fillim të mandatit. Azemi e vlerësoi vendimin si një akt politik të vonuar dhe të papërgjegjshëm, duke theksuar se vonesa e implementimit të pagës prej 264 eurosh e bën të dyshimtë realizimin e pagës prej 350 eurosh brenda këtij mandati.

Ai gjithashtu kritikoi procedurën e marrjes së këtij vendimi, duke thënë se nuk është konsultuar me partnerët e nevojshëm.

‘’Ne mendojmë që ky vendim është një lojë akrobatike e kryeministrit Kurti në kohën e zgjedhjeve, përndryshe këtë pagë që e ka deklaruar sot, ai e ka deklaruar në fillim të mandatit të tij. Unë mendoj që edhe po të jetë shumë reale  kjo ka një procedurë dhe e dimë se pagën 264 euro u vonua pra shkoi gati një vit dhe nuk hyri në fuqi, pra unë mendoj se edhe pagën 35o euro nuk mund ta realizojë brenda këtij mandati. Ky  është një akrobacion politik i Kurtit sepse 350 ka mundur ta bëjë në fillim të mandatit kjo është një lojë e tij që tek ne nuk pi ujë. Ne nuk pranojmë pagë në 500 euro edhe këtë vendim e ka marrë në mënyrë të jashtëligjshme sepse nuk është konsultuar fare me partnerët që e ka për obligim por e ka marrë në formë individuale” ka thënë ai.

Gërxhaliu: Vendimi për rritjen e pagës minimale i vonuar por i qëlluar

Në lidhje me vendimin për ngritjen e pagës minimale  për Front Online është deklaruar Ish kryetari i  Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu  i cili ka komentuar këtë vendim duke theksuar se rritjet e pagave shpesh shoqërohen me zgjedhje, qoftë lokale apo qendrore.

Ai e vlerëson rritjen e pagës minimale si të qëlluar në kontekstin social dhe ekonomik të Kosovës, megjithatë e sheh si të vonuar.

Në rend të parë duhet të kuptohet se gjithmonë rritja e pagës apo ndryshimet në paga janë para lajmëtar të zgjedhjeve qoftë në nivel lokal apo qendror në rend të dytë besoj se një rritje e pagës minimale është e qëlluar duke pasur parasysh faktin se në çfarë aspekti social dhe ekonomik po jetojmë në Kosovë, mirëpo ky vendim është paksa i vonuar” tha ai.

Sipas tij, ky vendim duhet të kishte ndodhur më herët dhe të ishte më i përshtatshëm ndaj inflacionit dhe krizës që ka kapluar shoqërinë.

Më tutje Gërxhaliu thekson se kërkesat e sindikatave kanë qenë më të larta dhe se mungesa e një dialogu të mirëfilltë publiko-privat është një problem.

Ai e sheh këtë rritje si një hap pozitiv që mund të ndikojë në rritjen e konsumit dhe në efektet sociale dhe ekonomike, por e konsideron si një masë të domosdoshme por jo të mjaftueshme.

 

“E vërteta tjetër është që ka munguar një dialog i mirëfilltë publiko-privat dhe të dëgjohet edhe zëri i sektorit privat por jemi këtu ku jemi ku definitivisht efektet negative të inflacionit kanë lënë gjurmë  dhe kjo është koha kur duhet të jemi sado pak afër qytetarëve dhe të ndihmojmë në këtë situatë të krijuar nga efektet e rritjes së çmimeve në mënyrë të pakontrolluar nga efektet e  inflacionit të importuar sepse vërtetë nuk mund të jetohet me një pagë minimale sa ka qenë deri më tani” ka thënë ai.

Shala: Vendimi për rritjen e pagës minimale-Lojë me numra në prag të fushatës zgjedhore

Në lidhje me rritjen e pagës minimale për Front Online është deklaruar edhe  deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës i cili ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se nuk e konsideron si një ngritje të mjaftueshme të pagës.

Ai theksoi se rritja nuk i plotëson kriteret e kërkuara, nuk adreson kategoritë sociale më të ndjeshme dhe nuk i përputhet me rritjen e inflacionit gjatë këtij mandati qeverisës.

Shala e përshkroi këtë vendim si një “lojë me numra” dhe një masë që nuk do të ndikojë në mënyrë pozitive në problematikat ekonomike dhe inflacionin, duke e konsideruar si një veprim të qëllimshëm për qëllime propagandistike në prag të fushatës zgjedhore.

“Parimisht këtë nuk mund ta quajmë ngritje page sepse nuk i plotëson asnjë nga kriteret e parapara , nuk i plotëson as kërkesat e kategorive më të veçanta që janë kategoritë sociale , nuk e plotëson as kriterin dhe raportin e ngritjes së inflacionit gjatë këtij mandati qeveritar të kësaj qeverie pra shumë më e lartë ka qenë shkalla e inflacionit sesa parimisht ngritja e pagës. Këtu nuk mund të themi gjë tjetër përveç lojë me numra dhe fatkeqësisht nuk ka zgjidhur asgjë me këtë vendim në prag të fushatës zgjedhore” ka thënë ai.