Tri ditë e tri net mes kufom*ash, i mbijetuari i Masa*krës së Verbocit rrëfen për tmerrin e para 25 viteve

Elbasan Bunjaku, i mbijetuar i Masakrës së Verbocit, ka treguar për tmerrin që ka përjetuar, duke qenë se për tri ditë i është dashur të qëndronte në mes njerëzve të vrarë nga forcat serbe, ku ka qenë edhe babai. Elbasani në atë kohë 13 vjeçar, ka treguar se mbase serbët kanë menduar se është i […]

Tri ditë e tri net mes kufom*ash, i mbijetuari i Masa*krës së Verbocit rrëfen për tmerrin e para 25 viteve
tri-dite-e-tri-net-mes-kufom*ash,-i-mbijetuari-i-masa*kres-se-verbocit-rrefen-per-tmerrin-e-para-25-viteve

tri-dite-e-tri-net-mes-kufom*ash,-i-mbijetuari-i-masa*kres-se-verbocit-rrefen-per-tmerrin-e-para-25-viteve

Elbasan Bunjaku, i mbijetuar i Masakrës së Verbocit, ka treguar për tmerrin që ka përjetuar, duke qenë se për tri ditë i është dashur të qëndronte në mes njerëzve të vrarë nga forcat serbe, ku ka qenë edhe babai.

Elbasani në atë kohë 13 vjeçar, ka treguar se mbase serbët kanë menduar se është i vdekur dhe nuk e kanë qëlluar derisa ishte në mesin e viktimave.

“Gjujtjet.. kanë gjujtë njerëzit. Kam parë edhe forca serbe, që i kemi pas shumë afër. Ka pas afër meje, por s’kanë gjujtë tek unë.. kanë mendu ndoshta që jam i vdekur, nuk e di arsyen”, ka thënë ai në Frontal të T7.

“Ka qenë shumë e rëndë. Vec me e pritë cka po ndodh. Për mua ka qenë shumë e rëndë. Zoti ka dashtë që të mos jem në mesin e të vrarëve”, ka rrëfyer Elbasani.

Elbasan Bunjaku ka treguar se tri ditë e tri netë ka qëndruar mes kufomash pa ngrënë dhe pa pirë dhe se këto tri ditë kanë qenë tepër të rënda për të.

Ai tutje ka treguar se pas 3 ditësh, fshatarët kishin ardhur për t’i marrë trupat e për t’i varrosur dhe se aty e kishin kuptuar se kishte mbetur gjallë.

“Ata u gëzuan, që dikush ka mbijetuar”, ka shtuar tutje Elbasan Bunjaku.